Detaje për kontrabandimin e mallrave nga rrjeti i sofistikuar në Kosovë

  • 21 March 2019 - 10:26
Detaje për kontrabandimin e mallrave nga rrjeti i sofistikuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një operacion i nisur në orët e hershme të mëngjesit, e i përfunduar në orën 19:00 të mbrëmjes, kanë arritur të kontrollojnë 32 lokacione, me gjithsej 17 të dyshuar, për kontrabandimin e mallrave në disa qytete të Kosovës

Si rrjet që ka funksionuar bashkë nga Prishtina, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë, kanë arritur të kapen 17 persona dhe të bastisen 32 lokacione.

Lexo edhe: Çizhov: Caktimi i kufirit Kosovë – Serbi mund të ketë sukses, por do të krijonte precedent

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit).

(Kosova Sot)