Gënjeshtrat dhe e vërteta e aneksimit të Krimesë

Gënjeshtrat dhe e vërteta e aneksimit të Krimesë
  • 18 March 2019 - 20:07

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi
Vetëm dhjetë ditë para referendumit në Krime, më 6 mars 2014 Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një komunikatë, me të cilën njoftoi për dhjetë rrenat më të mëdha të Vladimir Purin lidhur më aneksimin e gadishullit nga ana e Rusisë. Dokumenti titullohej “Dhjetë fiksionet e Putin për të justifikuar marshimin mbi Krime”!
Pa u zgjatur, do të rendis të dhjetë gënjështrat, të cilat Kremlini i përhapi përmes propagandës së luftës menjëherë pas ngjarjeve në sheshin “Majdan” të Kievit (shkurt 2014) dhe përleshjeve midis forcave të sigurisë së presidentit prorus, Janukoviç, si dhe forcave progresive properendimore të Ukrainës.
1. Sipas Putin, trupat ushtarake ruse në gadishull “rrezikoheshin” nga civilë të armatosur atje. Në të vërtetë ato nuk u rrezikuan asnjëherë nga popullsia civile e Krimesë, përkundrazi ato ishin të pajisura me mjete modern mbrojtjeje dhe nuk rrezikoheshin nga askush.
2. Putin deklaroi ato ditë se marshimi rus në Krime ishte në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare për Krimenë, ndërkohë që e kundërta ishte e vërtetë. Në Memorandumin e Budapestit të datës 5 dhjetor 1994, e cila njihet edhe si marrëveshja e denuklarizimit të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, Rusia angazhohet dhe detyrohet sipas nenit 1 të saj që në pas dorëzimit të armëve bërthamore në Moskë Kremlini të njohë dhe respektojë jo vetëm sovranitetin territorial, por edhe atë politik të Ukrainës dhe dy vendeve të tjera. Jelcin e kishte nënshkruar dhe zbatuar atë marrëveshje.
3. Sipas Vladimir Putin, më 21 shkurt 2014 opozita ukrainase nuk lejoi nënshkrimin e një marrëveshje me Janukoviçin, ndaj dhe Rusia ndërmori aktin e ndërhyrjes ushtarake në Krime dhe Ukrainën Lindore. Por sipas Stet Departament përmes asaj marrëveshjeje parlamentit të vendit do t’i riktheheshin kompetencat e Kushtetutës së vitit 2004, mbas Revolucionit Portokalli, por Janukoviç u arratis nga Kievi për në Rusi pa nënshhkruar marrëveshjen në fjalë.
4. Aso kohe presidenti rus deklaronte se “Qeveria ukrainase është ilegjitime, ndërkohë Janukoviç në arrati ishte presidenti legjitim i vendit. Në fakt vetë Putin e kishte përcaktuar ish-presidentin prorus të Ukrainës si njeri pa të ardhme politike dhe menjëherë pas arratisë së tij ai mbështeti partinë e rajoneve në parlamentin ukrainas.
5. Për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë, Putin u mbështet në propagandën e llojit të “krijimit të katastrofës humanitare”, mbasi, sipas tij, qindra rusë ukrainas kishin kërkuar azil në Rusi. Në të vërtetë asnjë organizatë humanitare apo gazetar i pavarur në zonën e konfliktit nuk kishte raportuar për ndonjë lloj katastrofe humanitare. Vladimir Putin, thjesht po kopjonte një model që nuk mund të kopjohej. Ai i bëri karshillëk arësyes pse NATO ndërhyri në Kosovë. Por vetë Rusia e kishte votuar Rezolutën e KS të OKB-së 1190 të 30 shtatorit 1998 ku thuhej se “Në Kosovë rrezikon të krijohet një katastrofë humanitare”! Ndërkohë që një situatë të tillë në Krime nuk e provoi asnjëherë askush!
6. Putin deklaronte se “Rusët në Ukrainë ndjehen të kërcënuar” dhe se për këtë arësye Rusia ishte e detyruar t’i merrte ata në mbrojtje! Departamenti i Shtetit përmend shumë fakte, të cilat e rrëzojnë këtë pretendim të Kremlinit. Përveçse një ligji për kufizimin e gjuhës ruse të miratuar nga parlamenti i Kievit nuk kishte asnjë të dhënë e faktbledhës për plaçkitje kërcënime, përndjekje politike etj të popullsisë ruse në Ukrainë, përkatësisht as në Krime.
7. Presidenti rus u justifikua për ndërhyrjen e tij në Ukrainë me atë se “Rusia ndjehej e kërcënuar nga ngjarjet në Ukrainë dhe orientimin e saj properendimor”! Në të vërtetë ushtria ruse vuri nën kërcënim jo vetëm territorin ukrainas, por edhe pozicionet ushtarake, objektet dhe pikat strategjike të këtij vendi, i cili vuan ende provokimet e ushtrisë së Moskës në rajonet lindore të tij.
8. Sipas Vladimir Putin, ukrainasit kishin ndërmarrë sulme kundër kishave ortodokse ruse dhe sinagogave, ndërkohë që askush nuk kishte folur për to. Madje vetë patriarku i Moskës ishte deklaruar për mbështetje ndaj qeverisë së Kievit.
9. Justifikimi më banal i presidentit rus lidhet me akuzën se “Kievi përpiqet të destabilizojë Krimenë”, një alibi kjo krejt e pavërtetë, sepse qeveria e re e Ukrainës u përpoq me çdo kusht për dialog dhe zgjidhje paqësore. Kievi nuk kishte asnjë interes nacional të shkaktonte destabilitet në asnjë pjesë të territorit të saj, aq më pak në rajonet e banuara në shumicë nga rusët
10. Së fundi, sipas Vladimir Putin qeveria post Janukoviç e Kievit qëndron nën presionin e ekstremistëve, grupeve fashiste dhe terroristëve. Por faktet dëshmonin se ajo qeveri u angazhua fuqishëm dhe ia arriti të evitojë këto fenomene, të cilat i shihte si rrezik për destabilitetin e vendit të vet.
http://www.faz.net/…/ukraine-krise-amerika-veroeffentlicht-…
I rendita këto fakte, për të dhënë një pasqyrë jo vetëm të asaj që ka ndodhur në konfliktin ruso-ukrainas të shkurt-marsit 2014.

(Kosova Sot)