Harrojeni Ronaldon, çfarë goli ka shënuar Rashica

  • 05 January 2019 - 13:32
Harrojeni Ronaldon, çfarë goli ka shënuar Rashica

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili aktualisht është lojtar i klubit gjerman, Werder Bremen, ka shënuar një super gol në stërvitje.

Ai është aktualisht me bashkëlojtarët e tij në Afrikën e Jugut, aty ku po zhvillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit të Bundesligës

Pas një harkimit të marrë, Rashica me mjeshtri e futi topin në rrjetë në mënyrë akrobatike, në stilin gërshërë.

22-vjeçari në këtë stinor me klubin gjerman ka 11 paraqitje, një gol dhe një asistim.