Trajneri i Leipzigut: Ronaldo dhe Messi nuk i plotësojnë kriteret për të luajtur për ne

  • 17 January 2019 - 09:28
Trajneri i Leipzigut: Ronaldo dhe Messi nuk i plotësojnë kriteret për të luajtur për ne

Trajneri i Red Bull Leipzigut, Ralf Ragnick, ka bërë të ditur se ai do ta refuzonte mundësinë e transferimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për shkak se ata nuk i përmbushin kriteret për t’u bërë pjesë e klubit gjerman, për shkak të moshës dhe çmimit të tyre.

Gjasat që Messi apo Ronaldo t’i ofrohen Lepizigut janë shumë të vogla, ndoshta edhe të pamundura. Messi është kapiten i Barcelonës, ku cilësohet si legjendë nga tifozët e klubit, ndërsa Ronaldo sapo është transferuar në Juventus për 112 milionë euro

Megjithatë, trajneri i Leipzigut ka bërë të ditur se edhe nëse do t’i ofrohej mundësia për të punuar me këta të dy, ai nuk do të pranonte pasi që ata nuk i plotësojnë kriteret për të luajtur për Leipzigun.

“Do të ishte absurde të mendosh se ata mund të përshtateshin këtu. Që të dy janë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë”, ka thënë Ragnick.

Mosha mesatare e skuadrës së Red Bull Leipzigut është 22-vjeçare dhe për momentin pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës.

“Ne e kemi skuadrën më të dhe më të papërvojën në ligë. Nuk e di nëse është një revolucion, mirëpo është e çuditshme që një ekip, që ishte në nivelin e katërt të futbollit gjerman para tre vjetëve e gjysmë, tani i ka 33 pikë pas 13 ndeshjeve në Bundesligë”.

Megjithatë, ylli argjentinas, Messi, ka arritur t’i shënojë 17 gola dhe t’i bëjë 11 asiste në vetëm 17 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe përmes golit të shënuar në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij.

Në anën tjetër, Portugezi është duke e dëshmuar veten mjaft mirë në Serie A dhe deri më tani e kryeson garën për Këpucën e Artë të Italisë, me gjithsej 14 gola të shënuara, vetëm një më shumë se Krzysztof Piateku i Genoas.

(Kosova Sot)