Roma kërkon fitore kundër Torinos, formacionet

  • 19 January 2019 - 14:10
Roma kërkon fitore kundër Torinos, formacionet

Vetëm tre pikë e ndajnë Romën nga Torino në tabelën e Serisë A, para se të fillojë ndeshja në stadiumin Olimpico në orën 15:00. Vendasit, Roma, do të tentojnë ta vazhdojnë ecurinë e fitoreve për t’i marrë tri pikë të rëndësishme në garën për një vend në top katërshe.

Në anën tjetër, Torino nuk e ka fituar asnjë ndeshje të ligës kundër Romës që nga maji i vitit 2017. Madje, tetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë përfunduar si fitore për kryeqytetasit, shkruan Gazeta Express.

Roma mbetet vetëm dy pikë larg një vendi në top katërshen e Serisë A. Në shtëpi, verdhekuqtë e kanë humbur vetëm një ndeshje dhe i kanë fituar tri nga katër të fundit, duke i shënuar 12 gola dhe duke i pranuar gjashtë të tjera gjatë kësaj kohe.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Roma: Olsen; Karsdorp, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Lorenzo Pellegrini; Under, Zaniolo, Kluivert; Dzeko

Torino: Sirigu; Djidji, N'Koulou, Lyanco; De Silvestri, Lukic, Rincon, Ansaldi, Ola Aina; Iago Falque, Belotti

(Kosova Sot)