Zbardhen shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala

  • 11 February 2019 - 20:18
Zbardhen shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala

Vdekja e Emiliano Sala u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu ka konfirmuar ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas.

Trupi i Sala u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh.

Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij.

28-vjeçari po fluturonte me avion të tipit Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vazhdonte karrierën si futbollist.

Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.

Vazhdon të mos gjendet trupi i pilotit, David Ibbotson dhe kërkimet për të janë pezulluar.

Por, më shumë se 120 mijë funte janë mbledhur nga një fushatë për t’i rinisur kërkimet për pilotin e aeroplanit që po e barte Emiliano Salan.

Një paqe për grumbullimin e fondeve për ta vazhduar kërkimin e David Ibbotson, i cili po e drejtonte aeroplanin që po e barte futbollistin argjentinas kur u rrëzua në Kanalin Anglez, u hap të premten.

Fituesi i Kupës së Botës dhe ylli i Parisit, Kylian Mbappe Lottin, dhuroi 27 mijë funte nën emrin Elie Lottin.

Para ka dhuruar edhe legjenda e Anglisë dhe barcelonës, Gary Lineker.

Deri tani janë grumbulluar 120 mijë funte, ndërsa synimi i është të mblidhen 300 mijë funte.

 

 

(Kosova Sot)