Hajni torollak provon të vjedhë një biçikletë në stacion policor(Video) - TV - Kosova Sot
Hajni torollak provon të vjedhë një biçikletë në stacion policor(Video)

Hajni torollak provon të vjedhë një biçikletë në stacion policor(Video)

Një burrë nga Oregon ra në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte një biçikletë në hyrjen e një stacioni policor në Gladstone.

Hajduti i paaftë u kap nga kamerat e sigurisë ndërsa tentoi të marrë biçikletën. I dyshuari Adam Valle, 26 vjeç, shihet i veshur me një maskë në fytyrë.

Ndërsa ai tenton të vjedhë biçikletën, oficieri i policisë Matt Okerman shkon ta arrestojë.

“Është i trashë,”-tha Carl Bell nga Departamentit të Policisë Gladstone për ABC News. “Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Oficerët ishin brenda duke e shikuar nga videokamera. Kamera që shihni është në zyrën tonë.”

Valle u arrestua më 27 dhjetor me akuzën për vjedhje dhe armëmbajtje. Ndërsa në rezulton i dënuar për posedim droge në vitin 2014. 

 
(Kosova Sot)

7 orë e 48 minuta më parë
17/01/19