Njihuni me krijesën më të rrezikshme të ujit

  • A.P /
  • 05 August 2023 - 20:22
Njihuni me krijesën më të rrezikshme të ujit

Oqeani është i mbushur me krijesa të ndryshme të të gjitha madhësive, ngjyrave dhe formave, të cilat janë vërtet unike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shumica e këtyre krijesave nuk ju bëjnë dëm dhe shumica e njerëzve që lahen në det, gjasat janë të vogla të bien në kontakt me një gjë të dëmshme.

 

Megjithatë, ka edhe krijesa të rrezikshme me të cilat në raste të rralla mund të ndesheni me to.

Por, përveç peshkaqenëve, gjarpërinjve të ujit dhe balenave, a keni menduar se një specie tjetër ujore mund të jetë më e rrezikshme se të gjitha këto të përmendura.

Një lloj kandili i detit i quajtur “kandili i kutisë” (box jellyfish), konsiderohet si krijesa më vdekjeprurëse në det.

Kandili i detit mund të jetë i bukur për t’u parë, por ka mjaft helm për të vrarë një njeri në pak minuta.

(Kosova Sot Online)