Burri shet një mur të shkatërruar për 50,000 dollarë

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 14:16
Burri shet një mur të shkatërruar për 50,000 dollarë

Gjetja e një prone për 50,000 dollarë në Georgetoën, Uashington, ku çmimi mesatar është 1.6 milion dollarë mund të konsiderohet një pazar i madh, por si i bëhet nëse ajo pronë është një mur i shkatërruar?

Muajin e kaluar, një sekser në Keller williams Capital Properties postoi një katalog për një pronë në lagjen Georgetown të Uashington DC për vetëm 50,000 dollarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fotoja e paraqitur në ë tregonte atë që dukej se ishte një shtëpi në rresht, në fund të një blloku, por çmimi nuk kishte vërtet kuptim

 

Shtëpitë në lagje shiten për mbi 1.5 milion dollarë dhe kjo ishte në një zonë vërtet të bukur, vetëm 10 minuta në këmbë larg buzë lumit dhe afër dyqaneve dhe restoranteve të modës.

Shumë njerëz ishin të entuziazmuar kur shihnin një pronë që mund ta përballonin me të vërtetë për të blerë, por shpresat e tyre u shkatërruan kur kuptuan se katalogu nuk ishte për një shtëpi, por për murin e pjesshëm të njërës dhe madje, për një mur të shkatërruar…

"Pronësoni një pjesë të Xhorxhtaunit", thuhej në ofertë tërheqëse. “Ky mur ndodhet në adresën 30 dhe M VP. Mundësitë janë të pakufishme.”

Banori vendas Allan Berger e zotëron murin tashmë të famshëm të Georgetawn dhe pretendon se nuk po bën shaka. Ai vendosi ta nxjerrë atë në shitje pasi u grind me pronarin e shtëpisë ku është ngjitur muri.

Me sa duket, marrëdhënia e tyre nisi përzemërsisht, por në vitin 2020, pasi pronarja e shtëpisë vuri re se uji po rridhte në shtëpinë e saj, gjërat filluan të shkonin për keq.

Një inxhinier i tha asaj se mungesa e mirëmbajtjes së murit në anën jugore kishte bërë që trarët të merrnin lagështi.

Pasi nuk arriti të bindte Bergerin të rregullonte pjesën e tij të murit, pronari i shtëpisë përfshiu Departamentin e Ndërtesave të DC dhe Allan u gjobit me 1,661 dollarë për mosmirëmbajtje, duke përfshirë copëtimin e bojës, vrimat ose materialet e kalbura.

“Nuk mund ta lë shtëpinë të bjerë. Nuk mund të lejoj që një mur i rrezikshëm të shkaktojë këtë”, shpjegoi Daniela Walls, pronarja e shtëpisë. “Të gjithë po punojnë për ta zgjidhur këtë, jo sepse kanë inat e hakmarrje ndaj Allan. Kjo është për shkak se ata duan të zgjidhin një problem.”

(Kosova Sot Online)