Pasi bleu një pako me spinaq gruaja gjen një bretkosë brenda

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 10:30
Pasi bleu një pako me spinaq gruaja gjen një bretkosë brenda

Një familje nga Michigan bëri një zbulim befasues në një pako me spinaq – një bretkosë të gjallë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Amber Worrick nga Southfield tha se ajo bleu pakon e Spinaqit Organik të Earthbound Farms nga dyqani Meijer në Telegraph Road në Southfield dhe se vajza e saj e kontrolloi pakon në shtëpi.

“Vajza ime po bërtiste, duke thënë ‘Oh zot, është një bretkosë’, dhe unë thashë, ‘Çfarë?'”, bëri të ditur Worrick, shkruan UPI.

Tutje Worrick shtoi se ajo u ndje e lehtësuar që ata arritën ta zbulojnë bretkosën përpara se ta përgadisnin spinaqin.

“I falendërohem Zotit që nuk e kam ngrënë bretkosën”, tha Amber. Ajo e kthej pakon në dyqan, dhe pasi e bëri këtë ajo mori edhe rimbursim.

Taylor Farms, kompania mëmë e Earthbound Farms, tha se një hetim është hapur në lidhje me këtë rast. 

(Kosova Sot Online)