Një dhelpër shihet duke bërë 'shëtitje'

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 13:50
Një dhelpër shihet duke bërë 'shëtitje'

“Më dukej shumë e madhe për një mace dhe kur u afruam kuptuam se ishte një dhelpër”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky ka qenë përshkrimi i një lexuesi i cili kishte filmuar dhelprën e cila sipas tij, “po ecte e qetë” në Zagreb.

 

“Në varreza kishte shumë njerëz, ajo vetëm ecte e qetë, nuk i kushtonte vëmendje askujt fare. Kjo na befasoi, do të prisnim që ajo të frikësohej”.

Një pjesë e njerëzve po arratiseshin, thotë ai, jo të gjithë ishin indiferentë kur e panë.

Siç thuhet më tej, dhelprat që jetojnë në mjedise të tilla periferike mësohen shpejt me njerëzit dhe gjuetarët nuk lejohen t’i gjuajnë atje.

Falë vaksinës, tërbimi është zhdukur prej vitesh, kështu që nuk ka arsye për t’u frikësuar, por nuk rekomandohet t’i afroheni ose të përpiqeni ta prekni atë.

(Kosova Sot Online)