Kosovari me këngën 'Oj Kosovë, oj nëna ime' mahnitë jurinë në 'American Idol'

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 15:34
Kosovari me këngën 'Oj Kosovë, oj nëna ime' mahnitë jurinë në 'American Idol'

Djali nga Kosova, Kim,  ka mahnitë me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Kim ka treguar se American Idol e përcjellë qysh prej se ka siguruar kompjuterin e tij të parë, dhe se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e tij.

 

Tash e gjashtë vjet jeton në Amerikë, duke ndjekë ëndrrën e tij se një ditë do të jetë në American Idol. Dhe pikërisht ky emocion dhe ky rrëfim ka bërë që juria e American Idol ta shtyjë djalin nga Kosova që ta thërras nënën e tij drejtpërdrejtë nga skena e American Idol, të cilën nuk e ka parë tash e gjashtë vjet.

Përpos që ka përshëndetur nënën e tij, ai ia ka kënduar edhe këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime’, i cili ishte i mbushur në lot.

(Kosova Sot Online)