Publikohet momenti kur shembet ura në këtë vend

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 14:01
Publikohet momenti kur shembet ura në këtë vend

Një anije mallrash është përplasur me urën Key në Baltimore, në qytetin më të populluar amerikan Maryland, duke i shkaktuar shebjen e menjëhershme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në video shihet teksa ura me gjatësi 2.5 km bie në ujë pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë.

 

Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Ende nuk dihet nëse ka viktima.

"Të gjitha korsitë janë të mbyllura në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urë" shkroi Autoriteti i Transportit në Maryland në X.


(Kosova Sot Online)