Pasi ka pirë një litër lëng limoni ky person shpreson të ketë vendosur rekord të ri

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 14:01
Pasi ka pirë një litër lëng limoni ky person shpreson të ketë vendosur rekord të ri

Një burrë nga Idaho po shpreson të ketë vendosur rekord të ri botëror pasi ka pirë një litër lëng limoni përmes një pipze prej plastike në vetëm 13.64 sekonda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

David Rush ka thyer më shumë se 250 rekorde Guiness dhe aktualisht mban 164 tituj. Më parë Rush kishte shënuar rekord duke pirë 1 litër lëng limoni në 16.5 sekonda.

 

Por, ky rekord u thye nga gjermani Andre Ortolf i cili e shtyu Rush të provonte përsëri, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se këtë herë ai arriti një kohë prej 13.64 sekonda. Megjithatë, përpjekja e tij ende duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga Guiness.

Ndryshe, Rush po synon të mbajë më shumë rekorde nga kushdo në botë.

 


(Kosova Sot Online)