Kaçaniku: Dyshimet prej vitesh, drejtësia nuk bëri asgjë

  • 17 December 2017 - 20:13
Kaçaniku: Dyshimet prej vitesh, drejtësia nuk bëri asgjë

Ndërsa Selatin Kaçaniku ("Konsumatori") tha për " Kosova Sot", se me vite të tëra ka dyshime për keqpërdorimin e politizimin e subvencioneve që jepeshin e po jepen nga buxheti i gjeneruar nga qytetari konsumator, ndërsa MPZHR-ja, AZHB-ja dhe agjencitë e tjera heshtnin, ndërsa sistemi i drejtësisë as " ex officio " kurrë nuk ndërmori asgjë, e do të duhej të ndërmerrte. "Përkundër kësaj, si qytetarë konsumatorë, dhe si organizatë 'Konsumatori' nuk shijojmë edhe aq transparencë, llogaridhënie e ndarje përgjegjësish. Për më shumë, përkundër faktit se MBPZHRja e AZHB-ja menaxhojnë mjetet e qytetarit konsumator nga buxheti, të cilin e gjeneron, asnjë projekt nuk është ndarë për arritjen dhe rritjen e cilësisë së produkteve dhe performancave të shërbimeve nga ky sektor, përkundër ankesave të shumta nga fermerët për cilësinë, për dampingun, për yndyrën bimore, por MBPZHR-ja Ligjin për standardizimet e " përqafon " akoma si ligj fakultativ e vullnetar. Veç saj, Ligjin për vezët e konsumit,të miratuar më 2008, e ka penguar së zbatuari për 7 - 8 vjet, kurse aplikimi nisi para 2 vjetësh" ", u shpreh ai. Sipas Kaçanikut, kjo sjellje e MBPZHR-së, e AZHB-së dhe e agjencive, komisioneve, komiteteve e grupeve punuese të tjera dëshmon se aty fshihet diçka ose, të paktën, se ka çka të fshihet dhe se transparenca, llogaridhënia e ndarja e përgjegjësive " mund t i dëmtonte ".

(Kosova Sot)