Ferizaj: Një person shkon në një lokal dhe në kërcënimin e armës e lidhi punëtorin dhe i grabiti paratë

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 10:11
 Ferizaj: Një person shkon në një lokal dhe në kërcënimin e armës e lidhi punëtorin dhe i grabiti paratë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur dje në një këmbimore në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, i dyshuari e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike e më pas ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Rasti është në hetime.

“Ferizaj  / 27.03.2024-12:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokal dhe pasi e ka lidhur – viktimën me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parashe.Lidhur me rastin jane duke u ndermarr veprime hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)