Kosovari vdes tragjikisht në vend të punës në Itali

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 11:38
Kosovari vdes tragjikisht në vend të punës në Itali

Një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti i rëndë ka ndodhur përderisa viktima ka qenë duke manovruar më vinç dhe një ngarkesë me dritare.

Viktima është Nazmi Morina nga fshati Lubizhdë i Malishevës.

Për rastin kanë njoftuar edhe familjarët.

(Kosova Sot Online)