Shkencëtarët, në gjurmë të ilaçit për autizëm

  • 20 January 2017 - 20:52
Shkencëtarët, në gjurmë të ilaçit për autizëm

Mungesa e një proteine në tru mund të jetë shkaktar i së paku një të tetës së rasteve të prekura nga kjo gjendje, thonë ekspertët në Toronto. Ata kanë konstatuar se zvogëlimi i proteinës "nSR100" te minjtë, rrit simptomat e autizmit. Kjo do të thoshte se niveli i ulët i kësaj proteine është përgjegjës për autizmin. Edhe më herët ishte vërejtur lidha midis proteinës "nSR100" dhe autizmit. Por, kësaj radhe është vërtetuar se me të vërtetë mungesa e kësaj proteine në tru nxit sjelljet e autizmit, ka thënë Sabine Cordes nga Reparti për gjenetikë molekulare në "Tanenbaum Research Institute",transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)