Ilaçet natyrale që parandalojnë sëmundjet autoimune

  • 22 September 2018 - 15:43
Ilaçet natyrale që parandalojnë sëmundjet autoimune
Në këtë artikull mund të mësoni më shumë rreth gjashtë ilaçeve natyrale që luftojnë sëmundjet autoimune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës dhe e forcojnë shëndetin në përgjithësi
 
Image

PËRFSHINI MË SHUMË FIBRA NË USHQIM Me një zorrë të trashë aktive dhe të shëndetshme, mund ta përmirësoni kalimin e ushqimit nëpër zorrë, që në shkëmbim lehtëson ngarkesën e sistemit imun. Për t'u mundësuar kjo, duhet ta shtoni sasinë e fibrave në ushqimin tuaj. Llojin më të mira të fibrave e gjeni në pemë, drithëra, perime me gjethe të gjelbër.

 

Image

MË SHUMË OMEGA-3 Aminoacidet omega-3 janë yndyra të shëndetshme që kundërshtojnë formimin e substancave kimike që prodhojnë inflamacion. Këtë substancë mund at merrni përmes këtyre ushqimeve si bizele, salmon, sardele, arra, sojë, fara të lirit. 
 

Image

SHTONI PAK XHENXHEFIL Xhenxhefili është rrënjë shumë e dobishme për trupin tuaj dhe është një tjetër ilaç natyral që parandalon sëmundjet autoimune. Redukton edhe inflamacionet. Përbërësit e tjerë në xhenxhefil kanë ndikim te sëmundjet autoimune. Ky ushqim sidomos rekomandohet për pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid. Mund ta shtoni në ushqim, pije apo të pini një gotë çaj xhenxhefili çdo ditë.

 

Image

PËRFSHINI MË SHUMË RECETA ME KAROTA Karotat përmbajnë karotenoide, pigment ky i bimës që përmban betakarotinë. Këto ushqime përkujdesen për mungesat e vitaminave dhe mineraleve, që pamundësojnë të ënjturat. Kurime të tjera të karotenoideve janë patatet e ëmbla, kajsitë, spinaqi, kungulli, lakra jeshile. Nëse një pacient vuan nga inflamacionet, këto ushqime do ta shërojnë.

 

Image

HANI MË SHUMË MOLLË Një ilaç tjetër natyral që parandalon sëmundjet autoimune janë mollët. Këto pemë janë të pasura me kuercetinë. Ky element redukton reaksionet alergjike dhe redukton të ënjturat, që janë dy karakteristika kryesore në sëmundjet autoimune. Kuercetinën e hasim edhe në fruta mali, rrush të kuq, qepë të kuqe. 

 

Image

PINI ÇAJ Çaji i gjelbër dhe ai i zi kanë përbërës të dobishëm, si: flavonoide, katehinë dhe teaflavine. Këta përbërës janë të hatashëm për parandalimin dhe reduktimin e efekteve të sëmundjeve autoimune. Pasi disa lloje të çajit ofrojnë shije të reja, rekomandohet t'i shtoni gradualisht në ushqimin tuaj. Opsion i mirë për të pasur shprehi konsumimin e çajit është ta konsumoni me disa fruta të caktuar, si agrume apo manaferra të egra. 

(Kosova Sot)