Humbja në Champions. Messi gjithmonë e më larg Barcelonës

  • 17 February 2017 - 15:41
Humbja në Champions. Messi gjithmonë e më larg Barcelonës

Lionel Messi është jashtë kontratës në vitin 2018 dhe nuk ka ende asnjë konfirmim se ai do të rinovojë. Edhe pse nuk ka kontakte të vazhdueshme me telefon, mes Barcelonës dhe këshilltarëve të tij, të dyja palët janë ende larg të ulurit dhe të diskutuarit të një marrëveshjeje të re, ka zbuluar “Goal.com”. Babai i lojtarit, Jorge Messi, është në Barcelonë, ku arriti javën e kaluar për t’u marrë me disa çështje personale. Megjithatë, bisedime as janë zhvilluar dhe as janë planifikuar aktualisht mes tij dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Presidenti i klubit katalanas tha kohët e fundit se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do ta shpenzojë edhe pjesën tjetër të karrierës së tij në “Camp Nou”, teksa ai vetë është i prirur për të menaxhuar negociatat për kontratën e ardhshme të sulmuesit argjentinas. Burime të afërta me lojtarin pohojnë se nuk do të ketë asnjë problem për të rënë dakord mbi një marrëveshje të re, sepse të dyja palët, lojtari dhe klubi dëshirojnë të njëjtën gjë. Barcelona mbetet e bindur se 29-vjeçari do të mbajë veshur fanellën blaugrana edhe për shumë vite, që do të vijnë. Jorge Messi pritet të kthehet në Argjentinë së shpejti. Edhe pse nuk ka pasur takim me zyrtarët e klubit, ai ende mund të ulet me Bartomeun për të filluar procesin e rinovimit, para se të ikë nga kryeqyteti katalanas në ditët e ardhshme.Messi, ndërkohë, u kritikua së bashku me bashkëlojtarët e tij pas humbjes dërrmuese (4-0) të Barçës ndaj PSG-së, në Ligën e Kampionëve, të martën në mbrëmje. Argjentinasi do të jetë i prirur të dijë planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe, më gjerë, mes pasigurisë për të ardhmen e trajnerit Luis Enrique, i cili është jashtë kontratës në verë dhe, ende duhet të zbulojë nëse do të qëndrojë apo do të largohet në fund të fushatës aktuale. Barça dhe Messi rikthehen në veprim, në La Liga, me ndeshjen në shtëpi, kundër Leganés, të dielën.
 

(Kosova Sot)