Basketbollisti turk i NBA që s’u lejua të futej në Rumani: Erdogani është Hilteri i shekullit tonë, është diktator (Video)

  • 22 May 2017 - 12:53
Basketbollisti turk i NBA që s’u lejua të futej në Rumani: Erdogani është Hilteri i shekullit tonë, është diktator (Video)

Enes Kanter, qendra e klubit të basketbollit në NBA të SHBA-së, Oklahoma City Thunder, është kthyer në SHBA, vetëm një ditë pasi nuk u lejua të hynte në Rumani për shkak të një problemi me pasaportë, për të cilin ylli i NBA-së e fajëson presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kanter, një 25-vjeçar me prejardhje turke i cili është kritik i njohur i Erdoganit, u ndalua dhe më pas u liruar të shtunën në aeroportin e Bukureshtit, pasi që autoritetet rumune i kishin thënë se pasaporta e tij ishte anuluar.

NBA dhe Departamentit i Shtetit i SHBA-së punuan së bashku për ta lejuar Kanterin – i cili u lind në Zvicër nga prindërit turq dhe ka nënshtetësi turke – të shkonte në Londër pasi që nuk ishte lejuar të qëndronte në Rumani.

Basketbollisti turk e ka fajësuar Erdoganin për këtë çështje.

Në një video të postuar në Twitter, Kanter ka thënë: “Ata më thanë se pasaporta ime ishte anuluar nga Ambasada e Turqisë.”

“Na kanë mbajtur këtu për orë të tera përmes këtyre dy policëve. E dini, arsyeja është natyrisht pikëpamjet e mia politike. Dhe njeriu që e ka bërë këtë është Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë,” ka shtuar ai.

Por, Kanter ka vazhduar edhe më tej saqë e ka quajtur Erdoganin njeriu të keq dhe diktator.

“Ai është njeri i keq. Ai është diktator. Ai është Hitleri i shekullit tonë,” ka thënë ai.

(Kosova Sot)