Mourinho thotë se Tottenhami është ende shumë larg Real Madridit të tij të vjetër

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 11:56
Mourinho thotë se Tottenhami është ende shumë larg Real Madridit të tij të vjetër

Jose Mourinho ka thënë se Tottenhami ende është shumë larg nivelit të ish-ekipit të tij të Real Madridit.

Nën udhëheqjen e Mourinhos, Tottenhami i ka shënuar 31 gola në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me Harry Kane dhe Heung-min Son që i kanë prirë sulmit.

Ekipi i Real Madridit me të cilin Mourinho e fitoi La Ligën në sezonin 2011/12 i kishte shënuar 121, i kishte pranuar vetëm 32 dhe i kishte grumbulluar 100 pikë.

Pavarësisht sulmit mbresëlënës të Tottenhamit, Mourinho e pranon se ekipi i tij edhe është duke kërkuar ta gjejë një baraspeshë pasi ka të meta në mbrojtje, të cilat u zbuluan sidomos e lëshoi nga dora një epërsi prej 3:0 në 10 minutat e fundit kundër West Hamit javën e kaluar.

“Në Real Madrid, kam pasur lojtarë të mahnitshëm, vërtet mahnitshëm, në sulm dhe atje ia dolëm ta ndërtojmë ekipin në mënyrë të caktuar”, tha Mourinho.

“Duhet të jem i sinqertë dhe të them se kemi shumë lojtarë të mirë sulmues këtu, por na duhet t’i ofrojmë stabilitet ekipit sepse ekipi ka nevojë të jetë stabile dhe i fortë e me vetëbesim në mbrojtje. Pra duhet ta gjejmë një baraspeshë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)