PSG e merr vendimin përfundimtar për shkarkimin e Galtierit

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 09:49
PSG e merr vendimin  përfundimtar  për shkarkimin e Galtierit

Aventura e Christophe Galtier në pankinën e Paris Saint-Germainit do të përfundojë këtë të shtunë,transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas “L’Equipe”, ndeshja e sotme e PSG-së ndaj Clermont do të jetë e fundit për Galtier si trajner i ekipit. Njëkohësisht kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e PSG-së për këtë sezon. Ish-trajneri i Lille dhe Nice nënshkroi një kontratë dyvjeçare me parisienët verën e kaluar, por ai nuk do të jetë më në “Parc des Princes”.

Prania në Paris e emirit të Katarit, Tamim ben Hamad al-Thani, ka rezultuar me vendimin për shkarkimin e Galtierit. Al-Thani u pa të premten me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, në “French Open”.

56-vjeçari do të largohet nga kryeqyteti francez fitoi titillin rekord të kampionit, numër 11 në histori të klubit në Ligue 1.

Megjithatë, rënia e papritur e formës pas Kupës së Botës “Katar 2022” dhe eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojnë me humbjen e vendit të punës.

Kësisoj, kampionët e Francës tani besohet se do të nisin shpejt kërkimet për një trajner të ri. 

(Kosova Sot Online )