Lajmi i fundit zyrtar: Julian Nagelsmann merr drejtimin e Gjermanisë

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 12:52
Lajmi i fundit zyrtar: Julian Nagelsmann merr drejtimin e Gjermanisë

Tashmë është bërë edhe  zyrtare ceremonia me të cilën Julian Nagelsmann është përzgjedhësi i ri i Gjermanisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai do të zëvendësojë të shkarkuarin nga kjo pozitë, Hansi Flick.

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DBF) zyrtarizoi sot marrëveshjen e arritur me ish-trajnerin e Bayern Munichit. Nagelsmann ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 31 korrik 2024. Kësisoj, 36-vjeçari do të drejtojë Gjermaninë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, me Gjermaninë që do të jetë nikoqire. Sandro Wagner dhe Benjamin Gluck do të jetë ndihmësit e Nagelsmannit te kombëtarja gjermane. “Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë – diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë i nënshtroj çdo gjë faktit që të kemi një turne të madh në një vend të madh. Kam një dëshirë të madhe për të marrë në këtë sfidë. Paraqitja në Dortmund ishte fillimi. Ne do të jemi një grup i ngushtë vitin e ardhshëm”, u shpreh Nagelsmann për faqen zyrtare të DFB-së.

Ndërkaq, presidenti i Federatës gjermane, Bernd Neuendorf tha: “Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm është i një rëndësie të madhe për futbollin në Gjermani në tërësi. Ne jemi të bindur se Julian Nagelsmann, si trajner i kombëtares, do të sigurojë që kombëtarja të frymëzojë tifozët e saj dhe që EURO të jetë gjithashtu një sukses sportiv. Julian Nagelsmann është një trajner i jashtëzakonshëm që i qaset detyrës së tij të re me nivelin më të lartë të motivimit. Ne të gjithë tani do të fokusohemi në turneun verën e ardhshme dhe do të mbështesim Julian Nagelsmann sa më mirë që mundemi”. 

(Kosova Sot Online )