Conte arrin marrëveshje me Milanin

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 13:37
Conte arrin marrëveshje me Milanin

Antonio Conte e ka pranuar ofertën e Milanit për t’u bërë trajner i “Rossoneri” nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë siguron mediumi italian “TeleLombardia”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kohëve të fundit nga Italia pati raporte se “Rossoneri” ishin të interesuar për ta angazhuar trajnerin italian nga edicioni i ri pasi ish-trajneri i Juventusit dhe i Interit është takuar me zyrtarin e ri të klubit, Zlatan Ibrahimovic. Tash, eksperti i transfereve, Luca Momblano zbulon se Conte e ka pranuar pzopozimin e pronarëve të klubit, “Red Burd” dhe se do ta marrë në dorë ekipin nga sezoni i ardhshëm. Conte e kishte refuzuar ofertën e Napolit në tetor të vitit që shkoi pasi dëshironte të qëndronte më gjatë me familjen. Ai e kishte mbyllur kontratën me Tottenhamin me një marrëveshje të përbashkët në mars të vitit 2023. Për ish-futbollistin e njohur italian do të bëhej fjalë për një rikthim në San Siro, ku e kishte fituar “Scudetton” me rivalin, Inter në vitin 2021. Para kësaj, ai ishte ikonë e Juventusit, si lojtar dhe si trajner, ndërsa ishte larguar nga Torino pasi i kishte drejtuar Bardhezinjtë për dy vjet. 

(Kosova Sot Online )