Kroos ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 16:52
Kroos ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin

Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo ai pritet të mbetet edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, Kroos do të rinovojë edhe për një sezon pasi pritet që të arrihet një marrëveshje e re mes palëve.

Bisedimet mes gjermanit dhe Real Madridit janë thuajse të përfunduar dhe tani është vetëm formalitet për t’u nënshkruar kontrata e re.

34-vjeçari është pjesë e “Los Blancos” nga viti 2014 dhe ka fituar gjithçka që është e mundur.

(Kosova Sot Online)