Peja kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 18:05
Peja kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Skuadrat nga Kosova po tregohen tejet të forta për ato nga Shqipëria në Ligën Unike.

Pas Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, edhe Peja ka kaluar me lehtësi në gjysmëfinale të kësaj gare, që këtë vit po mbahet në formë “Final 8” – me ndeshjet që po luhen në qytetin e Vlorës.

Kampionia në fuqi e kësaj gare mposhti sot në çerekfinale Teutën me rezultatin 122:78.

Justin Edler-Davis me 29 pikë ishte më i dalluari në triumfin e pejanëve, teksa u ndihmua edhe nga Larry Thomas, që shtoi 19 pikë.

Te durrsakët më i dalluari ishte Patrick Bacon me 27 pikë.

Peja në gjysmëfinale do të takohet me Yllin. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten.

(Kosova Sot Online)