Me shumë kthesa në rezultat, Barcelona e fiton ndeshjen e parë ndaj PSG-së

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 08:21
Me shumë kthesa në rezultat, Barcelona e fiton ndeshjen e parë ndaj PSG-së

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të madhe sonte.Katalonasit triumfuan 2:3 në ndeshjen e parë cerekfinale ndaj Paris Saint-Germain në “Parkun e Princave”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ishte një ndeshje që pati shumë kthesa në rezultat, me mysafirët që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Raphinhas në minutën e 37-të.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për parisienët. Dembele në të 48-tën dhe Vitinha tre minuta më pas shënuan për ta përmbysur rezultatin. Megjithatë, Barcelona gjeti forcën për ta rikthyer epërsinë.

Raphinha shënoi sërish në minutën e 62-të, pas një asisti maestral nga Pedri, një minutë pas inkaudrimit në lojë.E në minutën e 77-të, Christensen shënoi me kokë, dy minuta pasi hyri në fushë.Kjo është një fitore e madhe për Barcelonën, pasi që ndeshja e kthimit pas gjashtë ditësh zhvillohet në shtëpinë e tyre.

(Kosova Sot Online )