Kosova U18 fiton ndaj Malit të Zi

  • S.A /
  • 06 May 2024 - 14:41
Kosova U18 fiton ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar, transmeton "Kosova Sot Online".

Kosova arriti fitore me tre gola dallim 23:20 përballë Malit të Zi, në takimin e zhvilluar në Ankara të Turqisë.

Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.

Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën.

Me lojë të mirë të rinjtë tanë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9.

Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati.

(Kosova Sot Online )