Nunez befason fansat e Liverpoolit me këtë veprim

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 15:59
Nunez befason fansat e Liverpoolit me këtë veprim

Liverpooli arriti fitore prej 4:2 ndaj Tottenhamit në shtëpi në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

Në këtë takim u paraqit për Liverpoolin edhe sulmuesi Darwin Nunez, i cili lëshoi një rast ideal ballë për ballë portierit mysafir.

E ky rast i lëshuar nga ai u kritikua nga tifozët në internet.

Përdoruesi i X Sean shkroi: “Do ta shisja Nunezin menjëherë gjatë verës. Nuk mund të stërvitësh dikë që është budalla. Është e vetmja fjalë për ta përshkruar atë. Ai nuk mund të marrë vendime në fushën e futbollit”.

Një përdorues, Tom Little poashtu shkruan: “Një lojë tjetër kalon ku Nunez merr vazhdimisht vendime të pasakta para portës. Si mund ta rregullojë dikush një mrekullibërës.”

Pas gjithë këtyre kritikave, sulmuesi uruguaian ka befasuar të gjithë duke i  fshirë të gjitha postimet në Instagram të lidhura me Liverpool-in.

(Kosova Sot Online)