Ja pse Xavi mund të shkarkohet

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 18:24
Ja pse Xavi mund të shkarkohet

Xavi Hernandez mund të humbasë punën e tij nëse nuk i përfundon katër ndeshjet e fundit të sezonit në mënyrën më të mirë.

Pas humbjes ndaj Gironas, ai deklaroi se e “ardhmja e tij nuk do të ndikohej nga humbja apo fundi i tyre i sezonit” dhe ka pasur raportime se ai ende ka mbështetjen e plotë të presidentit, Joan Laporta.

Por, të gjitha këto mund të bien poshtë nëse rezultatet nuk përmirësohen deri në fund të sezonit.

“Blaugranët” duhet të fitojnë të paktën dy pikë më shumë në katër ndeshjet e tyre të fundit kundër Real Sociedad, Almeria, Rayo Vallecano dhe Sevilla sesa Girona, e cila do të luajë kundër Alavesit, Villarrealit, Valencias dhe Granadas, në mënyrë që ta mbyllin sezonin si nënkampionë.

Sipas “AS”, nëse nuk realizohet kjo, Barcelona mund të zhytet në krizë. Do të konsiderohej si një dështim dhe mund t’i hapte derën “skenarëve të rinj”, me të ardhmen e Xavit që nuk është më e garantuar.

Vendi i dytë konsiderohet minimumi që duhet të arrijë spanjolli.

Në një rast tjetër nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçari të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Xavi kishte njoftuar se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, por që më vonë ndryshojë mendje duke vendosur për të qëndruar edhe për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)