Lexoni edhe:
Prokuroria e Gjakovës jep detaje për rastin kur policët ia thyen brinjët një qytetari
Kandidati i PDK’së për kryeminsitër, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me akuzat që po ia bën Fatmir Limaj dhe partia e tij. Limaj po e akuzon Hoxhajn lidhur me një citat të një libri të cilin e ka botuar ky i fundit. Ndërkohë që Hoxhaj tha se Nisma nuk njihen për lexim librash. “Nuk besoj e kanë lexu të gjithë librin. Nisma nuk dallohet për lexim të librave”, është shprehur Hoxhaj.
Prokuroria e Gjakovës jep detaje për rastin kur policët ia thyen brinjët një qytetariLexoni edhe:
Tutje, Hoxhaj sqaroi pse nuk hyri në një koalicion me Nismën, temë për cilën ishin takuar.
“Jemi takuar, nuk ka pasur vullnet nga kryesia e PDK’së. Detyrë e imja është që t’i përfaqësojë interesat e PDK’së. Unë bëj betejë cdo ditë në terren, që të marrë sa më shumë mbështetje me PDK’në”, ka thënë Hoxhaj.
“Shumë anëtarë të Nismës po i bashkohen PDK’së, përpjekja e vetme e tyre për ta ndalur këtë largim të anëtarëve të tyre, pastaj po merren me mu”, shtoi Hoxhaj.
(Kosova Sot Online )