“Kritikët e Hamsikit nuk e kuptojnë futbollin”

  • 14 December 2018 - 21:58
“Kritikët e Hamsikit nuk e kuptojnë futbollin”

Agjenti i kapitenit të Napolit Marek Hamsik ka thënë se kritikuesit e tij nuk e kuptojnë futbollin.

Mesfushori ka filluar të luajë një rol më kreativ që nga ardhja e Carlo Ancelottit si trajner.

Napoli është diskualifikuar nga Liverpooli në mesjavë, kurse Hamsik është kritikuar se ka humbur shumë topa nën presion.

“Marek është duke punuar mirë, edhe pse nuk kam folur me atë direkt pas ndeshjes”, ka thënë agjenti Juraj Venglos.

“Disa njerëz nuk e kuptojnë se roli i tij ka ndryshuar, dhe se tani ai është duke luajtur në një rol të ndryshëm2.

“Ndoshta mund të them se ata që e kritikuan atë nuk e kuptojnë futbollin”. 

 

 

(Kosova Sot)