Pacquiao e rreh Bronerin dhe e mbron titullin në WBA
Manny Pacquiao e ka fituar meçin ndaj Adrien Broner, duke e mprojtur titullin në divizionin WBA.
Në meçin e tij të parë në Amerikë që nga viti 2016, dhe të parin si 40-vjeçar, Manny Pacquiao triumfoi me vendim unanim ndaj Adrien Broner në “MGM Grand” të Las Vegasit për të mbajtur titullin “WBA”.
Duke përdorur agresivitetin e tij dhe shpejtësinë, Pacquiao u tregua më i suksesshëm se kundërshtari, i cili mezi lansoi ndonjë goditje aty-këtu.
Në deklaratën pas meçit. Pacquiao tha se ai tani është i gatshëm të ndeshet përsëri me Floyd Mayweather.
“Thuani atij të rikthehet në ring, dhe do të luftojmë,” tha ai.
“Jam i gatshëm të ndeshem përsëri me Floyd Mayweather, nëse ai tregon gatishmëri të rikthehet në boks.”
Manny Pacquiao rocking Adrien Broner pic.twitter.com/hD8pZVwZiL
— Steven Campos (@StevenPerCampos) January 20, 2019
(Kosova Sot)