Garë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Kane

  • 20 January 2019 - 11:07
Garë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Kane

Tottenhami mund ta humbasë njeriun kryesor, sulmuesin anglez Harry Kane, në fund të këtij sezoni.

Për shërbimet e tij pritet një garë e nxehtë mes dy gjigantëve evropianë, Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Kampioni gjerman Bayern Munichu është destinacioni i preferuar i sulmuesit të Tottenhamit Harry Kane, nëse ai zgjedh të largohet nga Premierliga në fund të këtij sezoni, sipas Don Balon.

Kapiteni i Anglisë, i cili është lënduar së fundmi dhe do të mungojë deri në fund të marsit, synon të luajë për një skuadër që bën gara në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm 2019-20, nëse klubi nga Londra veriore dështon të kualifikohet.

Real Madridi është në garë për 25-vjeçarin, i cili do të mungojë në dy ndeshjet e Tottenhamit ndaj Borussia Dortmundit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)