Amir Rrahmani: Histori!

  • 21 February 2019 - 23:41
Amir Rrahmani: Histori!

Dinamo Zagrebi është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Dinamo Zagrebi i shqiptarëve, Arijan Ademi dhe Amir Rrahmani, ka shkuar historinë.

Klubi kroat ka përmbysur rezultatin prej 0-1 nga ndeshje e parë për të triumfuar 3-0 në Maksimir në ndeshjen e dytë ndaj Viktoria Plzen, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Festa shpërtheu me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit në Maksimir dhe natyrisht, për këtë kualifikim historik, arritja më e madhe e klubit kroat në Europa League, është gëzuar edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës.

“Histori”, ka shkruar Amiri në Facebook, teksa ka publikuar fotografi të festimeve. 

 

(Kosova Sot)