Nuk i preu de as lau flokët që 80 vjet, thotë se nëse e bën do të vdes në vend

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 14:09
Nuk i preu de as lau flokët që 80 vjet, thotë se nëse e bën do të vdes në vend

Nguyen Van Chien, 92-vjeçari është krenar me flokët e tij të gjata rreth pesë metra.

Vietnamezi thotë se flokët nuk i ka prerë për 80 vjet, madje as që i ka larë, shkruan theguardian.

“Unë besoj se do të vdes nëse i pres flokët. Nuk guxoj t’i ndryshoj, madje as t’i kreh ato”, pretendon Chien, i cili beson në një religjion që ndër të tjerash thotë se asgjë nuk duhet të ndryshohet në trupin e njeriut që nga momenti i lindjes.

Ai për herë të fundit preu flokët në klasën e tretë të shkollës fillore dhe që nga atëherë nuk pranon t’i pres, madje as edhe një milimetër të vetëm.

“Mbaj mend se si flokët i kisha të zinj, të trashë dhe të fortë. I preva, por kur dëgjova zërin hyjnor e dija menjëherë se isha i zgjedhuri i tij. Flokët e mia mu forcuan brenda natës”, pretendon Chien.

Chien praktikon religjionin pothuajse jo-ekzistent të njohur si “Dua”, e ashtuquajtura feja e arrës së kokosit, ku themeluesi pretendon se kishte konsumuar vetëm kokos për të ruajtur gjallërinë jetësore.

Ndryshe, Dua është e ndaluar në Vietnam dhe konsiderohet religjion i rremë.

(Kosova Sot Online)