Dreri futet në një restorant

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 15:04
Dreri futet në një restorant

Një dre trazoi klientët e një restoranti në Wisconsin kur hyri me shpejtësi përmes një dritareje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tek restoranti “Noodles & Company” tregojnë momentin kur klientët kaplohen nga paniku derisa dreri i prishi qetësinë.

 

Dreri pasi kishte hyrë në restorant përfundoi në kuzhinën e restorantit përpara se të largohej nga dera e pasme.

Restoranti si duket “u zbrazë” menjëherë kur njerëzit u alarmuan nga prania e këtij dreri. 

(Kosova Sot Online)