Grapci: Pozita apo edhe opozita, fajtorë për ikjen e investitorëve nga Kosova

  • 28 May 2017 - 23:47
Grapci: Pozita apo edhe opozita, fajtorë për ikjen e investitorëve nga Kosova

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se shkaktar i rënieve të investimeve të huaja janë korrupsioni dhe pushteti i kaluar PDK-LDK. "Kjo ngase është një shifër me diferencë shumë të madhe, në mes 215 milionë investimeve në krahasim me 308 milionë investime", u shpreh ai. Grapci shpreson që pushteti dhe qeveria e re që do të krijohet pas zgjedhjeve të 11 qershorit të sjellin ndryshime pozitive, duke filluar nga luftimi i korrupsionit e deri te krimi ekonomik dhe i organizuar, e gjitha këto duhet që të bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Por, ai vlerëson se qofshin pozita apo edhe opozita në një mënyrë janë fajtorë për rënien e investimeve dhe ikjen e investitorëve nga Kosova, siç është rasti në qytetin e Prishtinës, ku po sundon Shpend Ahmeti. 

(Kosova Sot)