Aktivizohet prokuroria e Beogradit, dikush ka publikuar certifikatën e vdekjes me imazhin e Vuçiqit

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 10:17
Aktivizohet prokuroria e Beogradit, dikush ka publikuar certifikatën e vdekjes me imazhin e Vuçiqit

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar që urgjentisht të identifikohen krijuesit e një afishi për njoftimin e vdekjes me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë “faturë vdekjeje” në rrjetet sociale.

“Këto veprime paraqesin vepër penale që ndiqet nga detyra zyrtare dhe duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha kryeprokurori.

Përfaqësuesit e partive të mazhorancës qeverisëse kanë dënuar publikimin e një “çertifikate vdekjeje” të rreme me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila është shpërndarë në grupin në Facebook “Për një Mlladenoc më të mirë”.

(Kosova Sot Online)