A mund ta parashikojmë ardhmërinë sikurse parashikimi i motit

A mund ta parashikojmë ardhmërinë sikurse parashikimi i motit
  • 14 January 2017 - 07:53

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Që të ndodhë parashikimi realist, së pari nga rrafshi i filozofisë e historisë duhet ta NJOHIM madhështinë e së kaluarës, ta njohim detalisht peshën reale të së tashmes dhe pastaj mund të mësojmë vlerën realiste të ardhmërisë. Për t'i lidhur të tri rrafshet së pari duhet arsimim profesional kulmor, por që arrihet si rezultat ekipor. Çdo e arritur gjeniale që nuk është ekipore dhe nuk ka aplikacion në jetë në dobi të civilizimit, mund të jetë rastësi, por edhe përkushtim i individit në punë deri në "anomali" në shikim të parë. E pra kolektivi dhe individi, të pajisur me arsimim dhe edukim e afrojnë ardhmërinë edhe në shpresën që kemi tani. A po shkon historia kah thellimi i krizës globale, është pyetje që tani i brengos më së shumti kartelet, koncernet dhe trustet e mëdha ekonomike. Lidhur me këtë, informatika dhe kibernetika janë në konkurrencë të dëshmojnë se cila ka përparësi në mjegullimin e parashikimit, pjesërisht për ta dezorientuar çdo konkurrent, madje edhe legal nëse është. Së këndejmi aleancat e reja ushtarake në Evropë, Azi nuk janë të pamundura. Në këto aleanca mendoni se malli më i shtrenjtë do të jetë mbrojtja e të drejtave të njeriut, pikërisht pasi që disa shtete nuk lejojnë ndarje nacionale (themelim të shteteve të reja).

Një "pranverë e dytë arabe" mund të kthehet në dimër siberian

Si parashikim i "motit" do të jetë lufta për dominimin e mëtejmë të SHBA-së, ku theksueshëm është shprehur një lakim nga ideologjia "shtet i domosdoshëm". Mendohet se Kina, Rusia, Irani dhe India do të shndërrohen në luftënxitës, në vend që të ushtrojnë paqe. Nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt nuklear i kufizuar, sidomos në Azi. Në këtë rrëmujë të "Neoluftës së Ftoftë" çështja e religjionit nacional do të avancohet në ideologji përbrenda llojit sikurse është rasti me Islamin (SynitShiit, katolik-protestant; ortodoksuniat). Në këtë luftë që do të zhvillohet nga largësia (kibernetika) dhe afërsia (terrorizmi) llogaritet se çmimin do ta paguajnë të varfrit dhe të pambrojturit, të cilët do të futen në "lojë) duke menduar si në një fatamorganë se po e sjellin lirinë në votër. Ka rrezik që edhe në ndonjë regjion tjetër të gjinden armiqtë e llojit dhe "pranvera e dytë arabe" të kthehet në dimër siberian. Morali, ekonomia e shkatërruar në vendet e luftërave civile, armatimi dhe politika që zhvillohet për folklor të dhunës mbi njerëzimin, po tregon shenja se bota është pranë një destabilizimi? Nëse nuk frenohet kriza e civilizimeve, atëherë asnjë ekonomi nuk mund ta përballojë këtë peshë të paparë kundërthëniesh, civilizuese, religjioneve dhe pasioneve për dominim. Në planin global rënia e Murit Berlinit e ka hapur shansin e rënies së BRSS më 1991, përkatësisht është hapur mundësia e shkatërrimit të Jugosllavisë më 4 korrik 1992. Me këtë hapësirë krizash socializmi avancohet në shans të mileniumit për demokraci. Për këtë shans do të degjenerojë, besimet miope se çdo gjë u krye dhe ekonomia do të lëvizë shumë shpejt nga "bora në akull", pa e menduar kurrë burrështetasit se mund të ngjajë kthimi "nga akulli në borë të gjatë". 

Rasti 'Haradinaj'

Vijmë më afër. Kosova dhe çështja shqiptare dolën nga kjo ndrydhje marramendëse në mes ekonomive dhe civilizimeve, më shumë se fitimtar. Po, pati përpjekje që shumë figura negative të viteve 1989-1999 të fetishizohen dhe ky derivat sot është latent në rrotat e shtetit më të izoluar në Evropë. E vërteta, qarqe të caktuara neofashiste, nuk po lënë gur pa lëvizë për ta shndërruar Kosovën në një "letër pa vlerë". Në këto kushte, për shkak të refuzimit të demarkacionit dhe asociacionit, në Aeroportin e Bazelit, do të arrestohet Ramush Haradinaj dhe me shpejtësi marramendëse do të ekstradohet në një qytezë të Francës Lindore. Aty do të filloj drama e vitit 2017 për shqiptarë. Menjëherë kundërshtimet racionale do të orientohet në Prishtinë. Në Deçan do të gjendet kallëzuesi i burgimit, sepse protestën e bojkoton një parti që quhet pacifiste dhe merr direktiva nga Prishtina se si duhet të sillet. Por, demonstratat metastazojnë, patriotizmi i shqiptarëve i kaplon të gjitha meridianët e Globit. Demonstrohet në: Uashington, Nju Jork, Berlin, Londër, Vjenë, Tiranë, Shkup, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, kudo ku nuk absolutizon pacifizmi si mbeturinë primitive me moton: "Është çështje e brendshme e Aleancës"Me këtë derivat metafizik dështon edhe mbledhja maratonike dhe destruktive e Parlamentit të frazave patriotike të Kosovës më 10 janar 2017. Është më se e vërtetë se populli verbërisht i besoi fetishizimit të një klani se do të na shpëtoj me deklarata boshe, të cilat e kishin sharmin e lakmisë dhe optimizmin për popullin që i besonte. Kështu shansa e zbardhjes së realitetit ishte shumë e vështirë të realizohet, sepse populli paksa ishte adaptuar në vuajtje dhe në qëndresë inatçore. Okupatori në anën tjetër nuk zgjidhte mjete, por edhe mënyra për të bartë projektin e serbizimit deri në fund. Flitej e flitej se nuk duhet dhe si vetima dalin në sheshin e historisë më 29 nëntor 1997. Me këtë lindje ishte fuqishëm pjesëmarrës Ramush Haradinaj me TRE vëllezërit e tij (që u avancuan me punën e tyre në gjeneral). Ramush Haradinja ishte një dinamomakinë e UÇK-së, dhe për këtë meritë historike do të përdoret çdo mjet për ta bërë copë e grimë këtë energji, e cila i përfshin të gjitha zonat operative të Luftës së drejtë-çlirimtare me bijtë dhe bijat më të ndritur të një populli në robëri. Rreziku nga destabilizimi i Kosovës Do të turrën keq të gjithë gjakësorët ndaj gjeneratës që e barti mbi supe UÇK-në dhe së shpejti u gjetën "dramaturgët" që u nevojiteshin, llogaritë të cilat nga qielli dukeshin fiktive, por ky fiktivitet e ka forcën prapa në neofashizëm, neoliberalizëm, neutralizëm pagan dhe ideologji totalitare që Franca e De Golit mjerisht nuk është imune. Lirimi i Ramush Haradinajt me KUSHT ka për qëllim paralizimin e tij dhe destabilizimin e Kosovës. Me këtë kinse përjashtohet mundësia që dikush nga Kosova të ketë gisht në këtë "atentat", por mu këtu fshihet enigma "ARRESTIM I TRETË". Po mos ta përfshinte Globin kriza ekonomike më 2008 -2009, sot heronjtë e Luftës së Drejtë të shqiptarëve në Kosovë, sipas sinopsisit Athinë-Beograd-Moskë- Bruksel të gjithë do të ishin në burgje. Çuditërisht si rrufe, si parathënie më 10 VI 2007, Bush e tha atë fjalinë e famshme "çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet të shpallet e pavarur". Me këtë fjali çdo gjë nga kryerreshtat e sinopsisit u rrënua.

Serbia me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së e humb çdo juridiksion në Kosovë

Në Kosovë është ngulitur një psikologji mjaft e keqe sepse çdo intelektual i ri ëndërron që të largohet nga vendi. Pra, mjeku, ekonomisti, inxhinieri dhe novatori më parë do të lajë enë në Angli sesa të punojë në dobi të popullit që i ka shkolluar. Kosovën e ka shkatërruar AKP-ja. Tani duhet të thuhet se krizën e refugjatëve e kanë shkaktuar ata që nuk ditën ta ndërtojnë kapitalizmin neoliberal. Kështu është krijuar lagjja e personaliteteve me predispozita totalitare, të cilat tani po lulëzojnë në Francë, Hungari, Austri, Greqi, Serbi, Turqi, Spanjë, Holandë, Rusi etj. Serbia me fletarrestet për Ramush Haradinajn provon të tregojë ku bëri krime në territorin e saj. Këtu lind pyetja e juridiksionit që kishte në Kosovë. Tani shtrohet pyetja juridiksion i kujt është Kosova nga 9.VI.1999: i KS OKB (UNMIK), BE (EULEX), që po luajnë me pavarësinë e saj si me një fëmijë. Serbia me Rezolutën 1244 të KS OKB e humb çdo juridiksion në Kosovë. Nga 17 shkurti 2008 zemra ime rrah në të majtë, por kuleta është në të djathtë, sepse truri kurrë nuk më ka thënë që t`ia humbi dikujt vendin e punës, sepse jeta mbetet në funksion me punë. Në kohën postneoliberale është hapur një hendek shumë u egër në mes Gjermanisë që krijon të mira materiale më tepër sesa që harxhon me një anë dhe Greqisë që harxhon të mira materiale me mija herë më tepër sesa që krijon, e kanë bërë BEnë të pasigurt, pa emër, e kanë bërë Ballkanin në mes këtyre ekstremeve "Mbretëri të skajshme të varfërisë, pa mbretër". Në Ballkan, e Kosovë sidomos nuk ka investime kapitale, nuk ka punë, sepse posedohet tepër mangut dituri për absorbim. Kështu ekonomia e Gjermanisë në raport me Greqinë e ka krijuar "rrogën e mekëtit", sepse ajo rrogë është sajuar nga borxhet, do të shkruaj këto ditë historiani Timoty G. Ash. Rreziku nga një botë e polarizuar Bota është polarizuar: SHBA në kundërthënie me Meksikën, Turqia në kundërthënie me Kurdët, Britania në hall me tërë BE-në, myslimanët dhe hebrenjtë kudo nëpër Evropë janë kurdisur në pasiguri. Kudo nëpër Evropë është mbushur hapësira me refugjatë, e atyre u thonë emigrantë me ngjyrë e pa të, por janë të huaj, është mbush Evropa sidomos me femra që jetojnë "jetë të lehtë", sepse ato të civilizuarat nuk duan fëmijë. Kozmopolitizmi nuk zgjodhi asgjë sikurse komunizmi, homoseksualët janë bërë kategori bredharake dhe kushtetuese në shumë shtete- e si të shumohet, përtërihet popullsia në shtetet dominate të Evropës. Me epruveta jo. Tirania e demokracisë po lulëzon dhe elitat, ekspertët po alarmojnë se neoliberalizmi, globalizmi, populizmi, "ngrirja pas vdekjes" i ka nxi të gjitha dritaret e mendjes njeriut. Sot është e kotë nëse je modest, i thjesht, por i vërtetë në veprime mbi të gjitha, po nuk pate klan që të shtyn në diversione politike për t'i arritur pamjet e injorancës së botës së trazuar në pasuri përrallore dhe varfëri fabulare, sepse mjerimin nuk e vajton asnjë mbret i tokave pa mbretër por me tiranë që i teprojnë Planetit, të lodhur nga ndryshimet klimatike, si pasojë e dorës së njeriut injorant, kamatën e së cilës nuk e paguan gjenerata jonë por ajo që vjen. 

Tani ka filluar të mendohet nëpër koluaret e Brukselit se kush do të zgjidhet kryetar i Serbisë më 2017

E pra çfarë kuptimi ka jeta nëse nuk ua hapim rrugën atyre që vijnë pas nesh. Historia e ka vërtetuar se koha e Neronit është e gjykuar. Tani ka filluar të mendohet nëpër koluaret e Brukselit se kush do të zgjidhet kryetar i Serbisë më 2017. Kombinatorika është e llojit klanor dhe profiter, sepse shumë firma të BE kanë kundërthënie interesi në shtetin satelit të Rusisë dhe "hasretin" e kontinentit të vjetër. Një dihet, se kryetarin e Serbisë, nuk do ta zgjedhë votuesi i shkretë serb, por do ta zgjedhë Kremlini, pra jo BE, jo votuesit e Serbisë. Ani çka, nëse Kremlini ka "arritur" që të ndikojë edhe në SHBA. Të paktën kështu shkruhet në SHBA publikisht. Unë nuk e besoj por katër vjet shkojnë shumë shpejt, sepse bota është më e vjetër. Forca është me fortë se era, ka thënë Platoni i famshëm. Ndërsa Aristoteli në një ligjëratë kishte shpërthyer: "Nuk ka rëndësi se si sillen ngjarjet, por çka sjellin ato".

(Kosova Sot)