Të arrestohen kryebanditët dhe oligarkët, po kush t´i arrestojë se!?

Të arrestohen kryebanditët dhe oligarkët, po kush t´i arrestojë se!?
  • 18 January 2017 - 08:06

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ- ZHURIAN

Reshat Badallaj-Zhuriani shpeshherë ka shkruar në gazetën më të lexuar jo vetëm në Kosovë, por në rajon, "KOSOVA SOT", se më tepër ka kryehajna në Qeverinë kuislinge, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sesa në burgje. Për këta banditë shkuar banditëve, i kam lutur që në qoftë se e ndien veten dikush të ofenduar, t´i drejtohen gjykatës së tyre në Biligrad, ose gjykatës së instaluar në Prishtinë. Unë jam ai gop nëne që jam i gatshëm të përgjigjem moralisht, penalisht dhe juridikisht. Edhe një gjë shumë të rëndësishme kam thënë dhe po e përsëris dhe ripërsëris, se kryetarët e partive politike, që unë i quaj bandat politike, janë hajnat më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm jo vetëm në Kosovë, por janë banditët dhe kusarët më të rrezikshëm në Ballkan. Këta kryebanditë e shkatërruan Kosovën, duke e kapur shtetin për gurmazi që të mos marrë frymë dhe ka rënë në derexhe të vdekjes. Shih për këtë, jo vetëm që nuk pati reagime dhe që nuk guxuan të bëjnë gek e as mëk, por përkundrazi pata përkrahje dhe mbështetje nga lexuesit, populli dhe miqtë në 'FB', që shkrimet për pak orë hipën në TOPLISTËN dhe duke marrë letra të panumërta, që nuk kam mundur t´u përgjigjem që u kërkoj ndjesë. Jam krenar me Ju, që isha i pari, që shkrova në këtë gazetë me emër dhe mbiemër se kush e përkrah dhe mbështet bandën mafioze serbe "DEVOLLI", para se të zbulohen kasetat e kriminelëve dhe banditëve se si në mënyrën më të turpshme, idioteske dhe kriminale kanë punësuar të pamerituar dhe duke i anashkaluar invalidët e luftës që i kanë lënë gjymtyrët nëpër bjeshkë, skërka e kreshta kundër çetnikëve dhe mercenarëve rusë. Kjo bandë kriminale antishqiptare më zi se shkijet e Sveti Savës e kapën shtetin dhe e sakatuan, duke i rënë me sakicë e hanxhar prapa kurrizit. 

Kanë ardhur në pushtet me dhunë, manipulime e vjedhje votash

Këta banditë shkuar banditëve nuk kanë të ndalur. Hovshëm janë duke vjedhur shtetin, edhe pse kanë pasuri të pistë për dhjetë-njëzetë breza. Këta banditë shkuar banditëve që kanë ardhur në pushtet me dhunë, manipulime, vjedhje, blerje votash e jo me votën e lirë të qytetarit, se bënë pazare jo më pak se gjashtë muaj, qëllimisht në gjykatat e instaluara serbe në Prishtinë, UDB-ashët e qenit plak Titos, Slobodan Millosheviqit e deri te kryetradhtari Rrahman Morina, që në historinë shqiptare njihet si epoka e Rrahmanzinve, që u vranë shumë shqiptarë dhe të mos flasim për maltretime e burgosje të 700.000 (shtatëqind mijë). Ju nuk e dini se edhe sot këta janë të ulur aty. A e dini ju se aty ka prokurorë që kanë dënuar shqiptarët për interesa serbe, që do të publikohen me emër dhe mbiemër, që nga vrasja e Tahir Mehës, Mehë Ramë Ukës e deri tek unë. Ç´është e vërteta, i kam publikuar, por jo të gjitha (lexo Google), që do të publikohen një nga një dhe do t'i zbardhim faqet e historisë. Dhe merreni me mend se në çfarë gjendje kemi ardhur, njeriu që është dekoruar nga Borisav Joviqi, me medaljen me të lartë të Serbosllavisë, për vrasje të shqiptareve është i ulur në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pagën e merr nga djersa jonë. Me sa marrë vesh unë kjo është akuzë tepër e rëndë publike. Për këtë, Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri këta t´u drejtohen gjykatës se i kam përmendur me emër dhe biemër, që e sollën këtë argat të përgjakshëm të bandave serbe. Merreni me mend, kur këshilltar i Kadri Topuzit është hajni dhe spiuni i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu. Dhe ky nuk ishte spiun i thjeshtë, por botërisht u zbulua se ishte spiuni i kryeudbashit të nipit të Drazh Mihajlit, Jovica Stanishiqit. Merreni me mend, sy ky bandit me bandën serbe "DEVOLLI" publikisht dhe botërisht u kapën me kontrabandë, krunde derrash duke kamufluar me miell për t´i vrarë e tredhur shqiptarët, jo serbianët. Botërisht ky bandit dhe kjo bandë serbiane u vërtetua nga dy komisionet më të larta shtetërore Tiranë- Prishtinë. A dini ju se kjo bandë serbiane është me procedurë penale!? Dhe, tashti si mund të jenë të lirë ky bandit dhe kjo bandë. Më thoni ju përse? Ja them unë.

Kryetarët e këtyre partive politike janë hajnat më të mëdhenj në Ballkan

Banda 'DEVOLLI' dhe spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, janë të lirë se në gjykata janë të ulur hajnat, banditët dhe spiunët e qenit plak Titos, Slobodan Millosheviqit e rrahmanzinjve. Banda serbe 'Devolli' dhe spiuni i Jovicës, Baton Haxhiu, i kanë blerë këta dhe bëjnë sallamadi dhe batërdi në Kosovë, duke vjedhur shtetin deri në palcë. Po të kishte gjyqësi duhet burgosur sa më parë edhe kryehajnat e partive politike. Kryetarët e këtyre partive politike janë hajnat më të mëdhenj në Ballkan. Ne kemi angazhuar njerëz për këta kryehajna të partive politike se ç´pasuri kishin para luftës dhe si u pasuruan me hajni pas luftës duke ndërtuar shtëpi dhe hotele si në Dubai. Ne kemi angazhuar njerëz se këtyre kryehajnave, këta kryebanditë, në cilat qytete dhe shtete jo vetëm që ishin azilantë, por jetonin me shtesa sociale. Dhe në qoftë se nuk është kështu, le të bëhen burra dhe t´i publikojnë të ardhurat e tyre. Këta kryehajna, këta kryebanditë, disa flasin në emër të UÇK-së, kanë uzurpuar prona shtetërore dhe kanë ndërtuar shtëpi. Ne kemi angazhuar njerëz se edhe sa anëtarë të familjes kanë fjetur me një dhomë, nuk kishin brekë, sofrabezë kanë marrë në kojshi. Eh, sa qeshëm kur një kryehajn thotë se baba më ka punuar :"...Në Gradska cistoçën e dreqit". Ditë më parë njëri doli e foli në emër të një tjetri dhe tha: Se unë e di kush ia ka ndërtuar shtëpinë atij". Pranojnë se nuk e kanë ndërtuar vetë shtëpinë me djersën e ballit. Po a e dinë se çka do të thotë kjo? Nuk e dinë. Javën që iku në Gjermani, kam blerë një shtëpi afro gjysmë milioni dhe a dini se zgjati kjo procedurë: Banka, gjyqi, noteri. E kush i mori në pyetje banditët 'DEVOLLI', spiunin e Stanishiqit, Batonin, dhe këta kryebanditë të partive politike. Dhe krejt në fund fare, për të ecur shteti dhe përparuar në këmbë të shëndosha, duhet sa më parë të burgosen banditët dhe vagabondët e sistemit gjyqësor, për të burgosur më tej bandat serbe 'DEVOLLI', spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, dhe të gjithë pa dallim kryebanditët e partive politike. Kush është duke përcjellë hajninë e këtyre banditëve, janë duke paguar nga ZOTI, por duhet paguar edhe nga ligji dhe populli... Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm! Kaq kësaj radhe nga unë.

 RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)