Kosova - moçal me zvarranikë të rrezikshëm

Kosova - moçal me zvarranikë të rrezikshëm
  • 22 February 2017 - 08:11

SHKRUAN: SALI HASANI

Gazeta e cila më së tepërmi e lufton korrupsionin, është "Kosova Sot", prandaj edhe është gazeta më e urryer nga krokodilët e rrezikshëm. Më 13 shkurt pata një opinion me titull: A vepron ende në Kosovë dora e zezë dhe misioni rus ?

Për këtë opinion timin pata mjaft përkrahje, me një vërejtje dashamirëse që mos të përmend emra, sepse aligatorët dhe gjarpinjtë janë të rrezikshëm dhe mund të hakmerrem. Më falni që kësaj radhe po tregoj përralla, por një mik imi e kishte lexuar një shkrim timin dhe porosia e tij ishte që të kem kujdes, sepse këta qeveritarë po tregohen më idiotë se komunistët dhe mund të të hakmerren edhe në fëmije. Këtë hakmarrje e kanë përjetuar fëmijët e mi, por kur kërkohet nevoja duhet sakrifikuar atë më të dashurën dhe më të dhimbshmen, sepse koha është të flasim shqip, që ta kuptojnë gjuhën shqipe atdhetare.
Në shumë institucione të vendit, sa për formalitet, gjenden disa bilborde, në të cilat thuhet "Lufto korrupsionin, lajmëro korrupsionin", por ai që është qytetar i ndershëm dhe e lajmëron një të keqe të tillë, bie në sy të pushtetarëve dhe zvarranikëve, të cilët po të kishin mundësi do ta përpinin sikur ndonjë hardhucë. Gazeta e cila më së tepërmi e lufton korrupsionin, është "Kosova Sot", prandaj edhe është gazeta më e urryer nga krokodilët e rrezikshëm. Më 13 shkurt pata një opinion me titull: A vepron ende në Kosovë dora e zezë dhe misioni rus? Për këtë opinion timin pata mjaft përkrahje, me një vërejtje dashamirëse që mos të përmend emra, sepse aligatorët dhe gjarpinjtë janë të rrezikshëm dhe mund të hakmerrem. Më falni që kësaj radhe po tregoj përralla, por një mik imi e kishte lexuar një shkrim timin dhe porosia e tij ishte që të kem kujdes, sepse këta qeveritarë po tregohen më idiotë se komunistët dhe mund të të hakmerren edhe në fëmije. Këtë hakmarrje e kanë përjetuar fëmijët e mi, por kur kërkohet nevoja duhet sakrifikuar atë më të dashurën dhe më të dhimbshmen, sepse koha është të flasim shqip, që ta kuptojnë gjuhën shqipe atdhetare.

Këshillat e miqve

Për dashamirët, të cilët më sugjerojnë që mos të përmend emra, po e rrëfej një ngjarje e cila kishte ndodhur në një fshat të Gjilanit. Dy banorë të një fshati shkojnë në mal për të prerë dru, në mal të shtetit, por në atë moment i heton pylltari dhe tenton t'iu afrohet. Njëri kishte qenë më i shkathët dhe kishte ikur, kurse pylltari e pyet tjetrin se kush ishte ai që iku? Nga frika, ai përgjigjet "A bre baca Milan qysh me kallëzua unë për Maksutin e bacës Hajrë, kur jemi kushëri dhe bashkë jemi rritur". Unë do të përpiqem që mos t'i përmend maksutët, por pa e përmend një nuk mundem. Pas dy apo tri ditë që u botua shkrimi i lartpërmendur më erdhi një mesazh mjaft ofendues nga Bajrush Morina, të cilin kurrë nuk e kam parë, por e njoh vetëm përmes medieve e për të cilin nuk kam asnjë urrejtje, por edhe nuk e çmoj si ndonjë intelektual i rangut të lartë. Këtë analist e kishte brengos fjala turrec, të cilën e kam përdorë për dy kolegë të tij dhe as nuk më ka shkuar mendja te ky sokol djalë. Më kishte qortuar rëndë dhe më kishte porositur që turrecin ta marrë për vete, duke thënë se është turp të shprehesh në këtë mënyrë në këtë moshë që ke. Nuk e kam të qartë se prej nga e di ky sokol se në cilën moshë jam? Më mirë kishte qenë ky të brengoset për misionin rus dhe dorën e zezë dhe UDB-në e cila është ulur këmbëkryq në institucionet e Kosovës, siç thuhet në atë shkrim, se sa të brengoset për fjalën turrec. Më mirë Bajrushi do të ishte t'i përvishet punës dhe ta shkruajë një libër si Ibrahim Kadriu, i cili veç është emër i madh i artit letrar për pa bërë zhurmë. Po ia jap besën Bajrushit që nëse ndonjëherë e takoj në Prishtinë, do ta lus për një kafe dhe ta rris jaraninë edhe me një shok, natyrisht nëse Bajra e zgjat dorën. Ka Kosova probleme të mëdha, ka ofendime dhe vulgarizma në çdo gazetë dhe pordh(tale) shumë më të mëdha, të cilët për një biftek të bëjnë karikaturë pa asnjë argument. Unë nuk kam kaçik të debatoj me Jusuf Buxhovin, Hakif Bajramin, Mehdi Hysenin, Zejnullah Grudën e sa për bajrusha, 18 orë mund debatoj, kur të ketë dëshirë. Po e lëmë Bajrushin dhe po filloj me një Maksut, sepse po i pranoj këshillat e miqve. 

Maksutat e Kosovës

Një Maksut me gradën gjeneral i ish-APJ-së, armatës më të fuqishme në Evropë, luftëtar i Kroacisë, mandej i Bosnjës, kurse i Kosovës së bashku me KFOR-in, para disa dite del me deklaratë dhe thotë: Gjykata Speciale mund ta tensionojë situatën në Kosovë!!!! O bo, bo thonë në Shqipëri, çka flet mor ky Maksut? Hipotetikisht po them nëse Gjykata Speciale e merr këtë njeri, ne duhet ta tensionojmë situatën. Jo, jo gjeneral, i ka vdekur nëna kësaj pune, siç thuhet. E keni humbur besimin dhe populli mezi po pret t'iu heq qafe!! Për gjeneralin tjetër nuk po flas se gruaja e tij i ka rrah burrat e Drenicës, kurse mua në Gjilan, më pushkaton. Këta gjeneralë dëshirojnë të digjet e tërë Kosova vetëm që ta shpëtojnë prapanicën e tyre dhe për këtë arsyeje tash pas luftës i kemi 60 mijë veteranë dhe ai që nuk pajtohet e vret veten ose vdes për bukë. Këta gjeneralë kanë filluar qysh moti për ta prashitin arën mbrapsht, por nuk po iu jep bereqet. Mund edhe ta tensionojnë situatën, nuk është çudi, sepse prej 20 mijë veteranëve të vërtetë, ka edhe 40 mijë të Bllacës? Një Maksut tjetër merret me Skënderbeun, për pa qenë historia lëmi i tij, por fajtor janë mediet elektronike, të cilat e thërrasin shpesh në debate. Po këtë Maksut duhet lënë që t'ua rregullojë dhëmbët qytetarëve dhe askush të mos merret me këtë. Baba sheh i UP-së na doli me një deklaratë dhe tha se UP është në vendin 3790 dhe ky nuk llogaritet universitet. Nuk llogaritet dhe nuk do të llogaritet kurrë, derisa në Universitet ka shehlerë, hoxhallarë me porosi të misionit rus e me doktoratura të blera.
Një dreq i madh ka hyrë në Kosovë
Derisa ne luajmë guxhas me shtet, kurrë nuk do të bëjmë shtet. A mund të kuptohet shtyrja se kush e lexoi Deklaratën e Pavarësisë. Deklaratën e Pavarësisë e lexoi gjaku i derdhur i popullit, lufta, dëshmorët, torturat, kurse për ta lexuar deklaratën më mirë kishte qenë ta lexoj një nxënës i mirë i shkollës fillore, recitues i mirë dhe të kishte thënë: Pas shumë viteve lufte të pandërprerë më në fund në emër të popullit, KK i Kosovës ..... Mos u bëni fëmijë o burra të shtetit? Një Maksut tjetër, me profesion ekonomist, prof i Fakulteti Ekonomik, nuk flet për ekonomi, por thotë: Kisha Ortodokse në oborr të Universitetit nuk duhet të rrënohet, por duhet të mbetet si simbol i aparteidit. Edhe kjo është o bo, bo, more i mjerë, pak vende ka ku shihet aparteidi në Kosovë? Ajo ka qenë desh të rrënohet ditën që është çliruar Prishtina, jo pse është ortodokse, por a ka kishë ortodokse në Serbi në kompleks universitar? Nuk ka faj ky maksuti ekonomist të merret me ekonomi, më mirë t' i bëhet qejfi Srpska Listës, ndoshta pikon ndonjë gram pushtet. Asgjë nuk përpihet nga këto që thash, por për të ra infarkti është kur edhe në UP u gjet grafiti ISIS. Rrahman Morina ka pas folur për një dreq, por tash ai dreq polli dreqër të tjerë saqë nuk mund të ecësh prej tyre. Kot e ka Burdushi, dreqërit çdo ditë po pjellin. Ku është Myftiu i Kosovës (Maksuti) që nuk del haptas për ta thirr xhematin dhe t'i sqarojë se ISIS është organizatë gjakatare dhe kush vdes atje, shkon si qeni në rrush. Unë nuk dua të bëhem më hoxhë se hoxha, por prijësi shpirtëror e ka për obligim shumë shpesh të del para masës. Pasi e ka ndryshuar kushtetutën është rehatuar vetë, popullit "lodroja nënën". Unë isha të premten në lutje kolektive, por imami i kësaj xhamie më kënaqi me vaizin e tij. Agim Hyseni, këtë të premte, para masës, deklaroi se çdo njeri duhet të bëjë vizita tek të afërmit dhe më tepër se tri ditë nuk bën të mos flasësh me vëlla. Nëse asgjë nuk mundesh t'i ndihmosh vëllait, buzëqeshi. Me gëzim po e pres të premten tjetër për ta dëgjuar Agim Hysenin. Mirëpo a mund ta durojë barku, kur kryetari i BI-së në Gjilan del dhe thotë: vdekja e Ridvan Haqifit, i cili u vra në Siri, është humbje e madhe për BI-në! Edhe kjo është o bo, bo! Unë jam ai që ia ktheva mesazhin kryetarit të BI-së dhe i thashë: "Zoti e pastë dërguar në xhehenem, sepse për xhenet e ka pasur Kosharen", i cili mesazh u zhduk pas 15 minutave. Hoxhallarë pashë qitapët që i keni, a keni ndërmend ta drejtoni këtë popull, apo u bëtë më të zi se pushtetarët. Unë kam lexuar se shehitët (dëshmorë) janë tri lloje: të parët janë ata që vdesin për vatan në vijën e frontit e që kanë plumbin në gjoks dhe nuk janë mjekuar. Kufoma e tyre nuk lahet, por varroset ashtu si ka vdekur, sepse trupi i tij shndrit si nuri. A nuk mund ta thoni këtë çdo të premte? Nuk janë xhihadistë ata që presin koka në Siri, por janë qafirë siç thuhet nga ana e juaj. Të më falin hoxhallarët e zotit, por keni forcë dhe mundësi ta ndalni këtë dukuri me mesazhe të përditshme, duke e porositur këtë popull se atij që pret koka në Siri, nuk ka nevojë t`i shkohet në të pame, sepse atë e ka fal zoti dhe e ka hëngër dreqi. Mos ia leni këtë punë vetëm shtetit. Sa kam informata, 30 hoxhallarë janë vrarë në lutën e UÇK-së dhe shembull konkret, është figura madhështore Mulla Idriz Gjilanit. Popullit duhet folur shqip dhe qartë, pa ekuivokë. Kjo është e zezë e madhe e popullit dhe komprometim i madh i vetë islamit.

Shembulli i Singaporit

Në fund për krokodilët po e jap një shkrim nga një portal se si është stabilizuar gjendja në Singapor. E tëra është copy paste: "Në Singapor më 1982 është miratuar ligji Anitkorrupsion, pas implementimit të të cilit janë arrestuar 142 ministra dhe zyrtarë të korruptuar brenda një dite. Sot Singapori ka vetëm 1% të varfër dhe populli nuk paguan kurrfarë tatimi për shtetin. 92% e popullsisë janë të shkolluar dhe kanë mbrojtje të shkëlqyer shëndetësore. 90% e parave është në qarkullim të rregullt të, kurse të papunë janë vetëm 1% e popullatës". Mirupafshim me shkrimin tjetër për organet e drejtësisë në Gjilan: Si u tjetërsuan 3 hektarë tokë, pronë komunale afër varrezave të qytetit? Si vdiq në aksident komunikacioni i riu 22 vjeçar nga Livoçi i Ulët dhe nuk u paraburgos as një minutë ai që e shkaktoi aksidentin? Si iu vranë dy djem Ibrahim Lipovicës dhe u shkatërruan dy familje për shkak të neglizhencës së Gjykatës dhe Drejtorisë së Kadastrës? 

(Kosova Sot)