Ta shpëtojmë Kosovën nga hajnat dhe banditët

Ta shpëtojmë Kosovën nga hajnat dhe banditët
  • 16 May 2017 - 08:24

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani 

Letër e hapur popullit tim

Mos i votoni banditët dhe kryebanditët e bandave politike, se do t'ia shihni sherrin që vodhën vendin. Mos i votoni hajnat dhe kusarët, mos i votoni ata që sollën "Zajednicën" dhe shitën tokën e Kosovës, mos i votoni ata matrapazë serbo- çetnikë, që falën dhe shitën tokën e kryeqytetit bandave serbe Devolli, vetëm e vetëm pse morën miliona, një Zot e di sa!

I dashuri populli im

Që nga paslufta e këndej ndjek me vëmendje politikën që është udhëhequr në Kosovë, ndaj nga shqetësimi im vendosa t´u drejtohem juve, sepse kam informata të bollshme se çka po zihet në Kosovë dhe dua dhe ua kam borxh t´u tregoj publikisht të vërteten, para fushatës parazgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë. Në fund të prillit isha në Kosovë dhe kam biseduar me shumë anëtarë të besuar të të gjitha partive politike dhe të shkretët më thoshin:" Reshat, mos ma qit emrin se për ty është kollaj se je duke punuar në Gjermani me krejt familjen, e ne na fluturojnë prej punës...". dhe, si thoshin ata, që i përkrahin shumë fuqishëm shkrimet e mia dhe bile disa brutalisht përgjigjeshin:"Mirë po ua luan nënën këtyre hajnave". Më datën 3 maj 2017, në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe "Kosova Sot", botova opinionin me titull:" Banditët e politikës kosovare kërcënojnë qytetarët" dhe në fund të shkrimit ju premtova se do të shkruajmë se çka po zihet në Kosovë, akoma ishte pa rënë murtaja e zezë, qeveria kuislinge e Kosovës, që kishte dalë me anë të pazareve të nëntokës dhe jo me votën e qytetarëve. Dhe, ata secili në mënyrën e vet tregonin se këtyre i intereson kokrra, kështu thoshin ata. Po, pyetja ime ishte:" Po, populli, papunësia, hapja e vendeve të punës, për një jetë të mirë të qytetarëve që i ka prekur fukarallëku në palcë, Trepça, rrymën ia shitën turkut, mallrat vijnë me simptoma kancerogjene nga Serbia që importon me urdhra serbe banda e tyre Devolli me kanale te posaçme për Kosovë dhe 100 e ca pyetje të tjera..." Ata qeshnin dhe vazhdonin, po kujt po intereson populli, o Reshat! Ata të kenë të vjedhin për vete, për ryshfete thoshin:duhet të japësh mijëra euro për të punësuar dhe unë i ngacmoja, po për ndonjë drekë a darkë në Vermicë; qeshnin me të madhe, po çfarë peshku, drekë a darkë, o Reshat! Dhe, merreni me mend sa të pangopur janë hajnat, tallen me popullin se ia jep një darkë ose një drekë, aq ka fukaraja, por banditët, hajnat, kusarët kërkojnë mijëra euro.

Banditët e pozitës dha të opozitës shumë të zeza i sollën Kosovës

Juve ju kujtohet se nga dita e parë e themelimit të qeverisë kuislinge që doli nga kanalet më mafioze të nëntokës në Ballkan, e kam quajtur qeveri kuislinge dhe partitë politike të pozitës si dje të opozitës, i kam quajtur jo parti politike, por banda politike, të mbushur plot e përplot me hajna, udbashë, oligarkë, banditë, bile jo vetëm banditë, por shkuar banditëve. Ju e dini se kam shkruar se të gjithë kapot dhe kryekapot e partive politike kam shkruar shpeshherë se pas hajnisë vrapojnë si zagarët pas kockave deri kur u bënë milionerë me vjedhje, që deri dje nuk kishin këta hajna dhe banditë as brekë për të veshur... Banditët e pozitës dha ata të opozitës pa kurrfarë dallimi, Kosovës shumë të zeza i sollën, së pari, kur filluan pazaret për ndarjen e hajnisë, gjashtë muaj e lanë popullin pa institucione dhe pastaj e nxorën qeverinë, në krye me Isa Mustafën. Nxorën Kuvendin dhe në krye të saj e vunë Kadri Topuzin, që ky zgjodhi qëllimisht për këshilltar anëtarin e UDB-së serbe, këlyshin e kryeudbashit serbian që kishte bërë krime në Kosovë, Jovica Stanishiqin, pionin e tij, Baton Haxhiun, që gjatë luftës vodhi shokët dhe në hotelin e Brezovicës bënte gosti. Në kuvend ulen edhe kriminelin që kishte vrarë shqiptarët dhe merrte rrogën nga paratë tona.

Populli im i dashur,

Këto banda, financoheshin, përveç vjedhjes, edhe me para të pista të bandave serbe, si banda hajdute, raciste, kriminele që quhet Devolli, që botërisht me direktiva të klaneve dhe qarqeve serbe deshën dhe i helmuan shqiptarët me krunde dhe mallra me simptoma kancerogjene dhe këta vilnin paratë e kësaj bande dhe mbështetnin fuqishëm, edhe pse dihej se bashkëpunonin me gjakësorët serbo- çetnikë të Drazh Mihajlit. Nuk kishte dert për këta shushunja dhe zuzarë... Edhe bandat e tjera në opozitë financoheshin nga kjo bandë serbo-ruse dhe paratë më të pista të Serbisë dhe kriminelëve çetnikë i mori "Vetëvendosje". Por, kjo tanimë nuk është fshehtësi ose për të dyshuar se ish-titisti Shpend Ahmeti, ata që nuk e dinë edhe babai i Shpendit ishte titist, gjeneratat e reja që nuk e dinë se çka është titizmi, është; spiunë, tradhtarë, zagarë që kanë lehur kundër shqiptarëve. Pra, Shpendi i "Vetëvendosjes" u kap me pelë për dore me banditët serbianë në jahtin qindramilionësh. Dhe, jo vetëm kaq, por, Shpendi i Ali Ahmetit, kësaj bande serbo-çetnike tenton t'ia japë pa e pyetur popullin fare tokën në zemër të Prishtinës. A e dini ju ketë matrapazllëk apo jo!?

Populli im i respektuar,

Banda tjetër politike që quhet AAK, herët ka bashkëpunuar me banditët dhe argatët e Sreten dhe Boguljub Kariqit. Banda e AAK-së më se shumti është mbështetur dhe financuar nga banda që quhet ETC (elekt.teknicki centar),që udhëhiqet nga kumbara serbian denbabaden që nga djepi përkundës, Ramiz Kelmendi, bile këtë e zgjodhën zv.kryeministër, po nejse se Ramiz Kelmendi dhe Isa Mustafa ishin miq të vjetër, kumbarë dhe dylberë të Serbisë... Banda e AAK-së, po del nga bandat me banditët më të fëlliqur jo vetëm në Kosovë, por banda më e fëlliqur në gjithë globin shqiptar, anëtarësuan dhe i bënë dasmë me zurla e tupanë, qilim të kuq, me pogaçe Kragujevci, Halil Matoshit, antikombëtari që paguhet nga Serbia për të vjellë vrer kundër shqiptarëve, nuk njeh komb shqiptar, nuk njeh as flamur kombëtar dhe e pranuan me dyzen ahengu dhe violinë. Do t´u këndohet kënga e turpit brez pas brezi me damkën e zezë të tradhtisë, me lahutë malësie e lashtësie. I dashur dhe i respektuari populli im, Sa për SHIK-un dhe ish-jugosllavët që quhet LDK, e dalë nga bishtat e UDB-së famëzezë, është e tepërt të shkruajmë se këta na prunë buzë varrit. Këta e sollën "Zajednicën", shitën tokën e Kosovës prapa kurrizit të popullit, si dikur Esat Pashë Toptani dhe Ahmet Zogolli. Këta ishin bishtdredhur dhe jam më i lumturi në këtë tokë që në këtë gazetë ia kam qëlluar 100% se kjo qeveri nuk do të shkojë deri në fund, por do të shkojë në theqafje! Dhe, ashtu doli... Cili është mesazhi im? I çmuari populli im, Të zgjohen elita intelektuale, e kulturës, artit, të të gjitha profileve, të gjithë ata shqiptarë që ndër dej u buron gjaku i pastër i Arbrit, t´i ndalin këta banditë, hajna, kriminelë, oligarkë, sepse që 18 vjet janë të njëjtët, që deri dje ishin të këputur-fukara e sot duke e vjedhur Kosovën, djersen e popullit, shkatërruan ekonominë deri në palcë, 40 ishushtarë të ushtrisë së lavdishme të UÇK-së bënë vetëvrasje për bukën e gojës e këta u bënë të kamur si sheikët e Dubait. A e dini ju se këta kanë shkelur dhe tradhtuar gjakun e dëshmorëve të kombit, patriotit, Jashar Salihut që ia kishte zënë frymën me miliona as varrin nuk ia rregulluan, u mbulua në thera e në griza. Familjen e komandant Kapuçit e lanë të vdisnin urie, bile e tha plaku i konakut se :"Po ta dija, as në luftë nuk do e lija të shkonte". Mallkim për tradhtarët! Dora e mallkimit do t'i ndjekë kudo që të shkojnë. Deri në varr e mos qofshin këta tradhtarë shkuar tradhtarëve! I dashur popullim i shumëvuajtur, Pra, duhet zgjidhur një parti politike që ka synim interesin kombëtar dhe jo interesin personal, për një jetë më të mirë të qytetarëve, boll kanë vjedhur këta hajna dhe banditë, për të larguar nga sistemi gjyqësor të gjithë langonjtë që i kanë shërbyer sistemit gjakatar titist, të Slobodan Milosheviqit, duke dënuar shqiptarët dhe duke etiketuar pa pikë faji vetëm pse ishin shqiptarë. Këta langonj heshtën edhe kur dëmtohej buxheti i shtetit me qindra- miliona euro nga banda serbe Devolli dhe askush lëre që nuk u dënua, por as që u mor në pyetje, sepse mbështetej nga majat e larta të shtetit, këta mbështeteshin edhe nga kyekapot e bandave politike si të pozitës, si të opozitës... Tashti, në fushatën parazgjedhore ndahen 4 milionë euro,për bandat politike.

Populli im i respektuar,

Buxheti i shtetit ashtu, ashtu i varfër nga hajnia e këtyre banditëve do të dëmtohet edhe për katër milionë euro për krrokatjet gjatë fushatës parazgjedhore. Duke mashtruar, gënjyer, vjedhur, duke u hedhur pluhur syve popullit. Përpos kësaj, këto banda politike, financohen me para të dyshimta dhe të pista dhe as që tregojnë se nga e kanë burimin, për të cilët duhet të jemi syhapur për të mos rënë në mashtrimet e këtyre hajnave, kriminelëve, banditëve, kusarëve, oligarkëve, se përndryshe populli do ta paguajë shumë shtrenjtë... Kosova ka shumë njerëz intelektualë, qoftë meshkuj qoftë femra të zonja për t'u përballur me të gjitha problemet që i kanosen atdheut. Mjaft më me këta politikanë, pensionistë që u ka dalë boja, mjaft më me këta hajna që vrapojnë si zagarët pas kockave, duke premtuar dhe kurrë nuk i realizuan. Këta kanë gënjyer se do të ndërtohet edhe hidrocentrali i Zhurit! Po, po pikërisht kështu kanë gënjyer... Mos i votoni banditët dhe kryebanditët e bandave politike se do t'ua shihni sherrin që vodhën vendin. Mos i votoni hajnat dhe kusarët, mos i votoni ata që sollën "Zajednicën" dhe shitën tokën e Kosovës, mos i votoni ata matrapazë serbo-çetnikë, që falën dhe shitën tokën e kryeqytetit bandave serbe Devolli, vetëm e vetëm pse morën miliona, një Zot e di sa!? Ku po i marrin paratë? Mos i votoni ata të sistemit gjyqësor që i kanë shërbyer Titos, qenit dhe satrapit plak, mos i votoni ata që i kanë shërbyer gjyqësisë së kasapit Slobodan Milosheviqit që bëri kasaphanë në Kosovë... Mos i votoni ata që luftojnë për pushtet e jo për shtet, se nesër do të fryjë veriu i sertë jo vetëm për Kosovën, por për kombin në përgjithësi... Dhe shikoni tani banditët dhe kryebanditët i anëtarësojnë ata që e mohojnë kombin, ata që e shajnë dhe vjellin vrer kundër UÇK-së, s´ka dert fare për këta banditë dhe vagabondë me rëndësi është të marrin pushtetin për të vjedhur. Dhe, krejt në fund, në qoftë se i votoni do të bëheni bashkëpunëtorë të krimit, hajnisë, banditëve dhe tradhtarëve, që janë pasuruar me vjedhje për dhjetë- njëzet breza e ju vdisni urie se do të ndani hise me këta vagabondë, sepse me shumë të drejtë thotë Imanuel Kanti:" Nuk është kriminel vetëm ai që bënë krime, por edhe ai që bëhet bashkëpjesëmarrës i tyre". Mos u bëni bashkëpjesëmarrës në krim me këta kriminelë! Mosni bre burra, mosni se mjaft u bë me këta hajna! Ju keni dëgjuar përgjimet e këtyre hajnave se si punësonin dhe populli s´kishte bukë për fëmijët!!! Këto zgjedhje nuk do të zgjidhin asgjë. Sipas burimeve mirë të informuara, do të kapni kokën me dorë, se çka është duke u zier në Kosovë me këta banditë dhe haramashë që po e bëjnë Kosovën hallakamë. Do të shihni së shpejti se kush e kush do të aderojë nëpër parti, ata që kanë ndërruar partitë si kurvat hamshorët. Mbajeni mend këtë! Ama mbajeni mend mirë! Për t´u shndritur nuri si uji bilur, mos i votoni banditët... Pasi e përfundova shkrimin, duke shkuar në punë, ngisja veturën dhe në kokë më përsëritet refreni:" O Reshat, këtyre nuk u intereson interesi i popullit, këtyre u intereson karrigia, hajnia e për të hyrë në punë duhet t'u japësh mijëra euro se të vdesin fëmija për bukë...". Mallkimi i këtij fukaraje në veshin e Zotit. Amin! Dhe, krejt në fund fare, poshtë tradhtarët e kombit! Lavdi dëshmorëve të Shqipërisë etnike! Reshat Badallaj-Zhuriani,dora vetë

Hannover, 15 maj 2017 Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)