Të pafytyrët dhe tyxharët e bandave politike në Kosovë!

Të pafytyrët dhe tyxharët e bandave politike në Kosovë!
  • 19 May 2017 - 08:28

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI
Shkrimin sot po e nisi duke lavdëruar veten. Ju ka ndodhur juve kjo? Nuk e di! E sot mua po më bën vaki, sepse domosdoshmërisht më nxitën tyxharët e bandave politike, që iu kanë turrur pushtetit. I pari dhe i vetmi kam qenë deri sot, që kam shkruar hapur, kur partitë politike në Kosovë nuk i kam quajtur parti politike,por i kam quajtur banda dhe kryetarët e këtyre bandave i kam quajtur banditë, hajna, tyxharë, vagabondë, kusarë, udbashë, oligarkë dhe të pabesë që t´i lënë krushqit në rrugë... dhe si doli? Flisni si doli? I pari dhe i vetmi kam qenë (dhe në qoftë se jo, demantojeni), që në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, që quhet "Kosova Sot", kam shkruar serbez dhe kam thënë në çdo fund të shkrimit se jam i gatshëm të përgjigjem moralisht, penalisht dhe juridikisht, sepse në çdo shkrim isha i sigurt dhe kam ndjekur me vëmendje politikën e këtyre bandave politike dhe që nga fillimi Qeverinë e dalë pa votën e lirë të popullit, por e dalë me anë të pazareve kriminale të bandave mafioze të nëntokës, e kam quajtur Qeveri kuislinge, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e rrahmanzinjve, që u vranë shumë shqiptarë rrugëve, Isa Mustafa...
Iu turrën Kosovës për ta vjedhur
I pari dhe i vetmi kam qenë që kam shkruar shpeshherë se nuk kanë fare dallim kryekapot e bandave politike, janë të njëjtët banditë,hajna, si të pozitës si të opozitës, që e vodhën Kosovën deri në palcë, bile shumë më zi se nipat e Drazh Mihajlit dhe se janë pasuruar për dhjetë-njëzet breza, për nipat e stërnipat dhe popullatën e tradhtuan duke e lënë në fukarallëkun e tejskajshëm që kishte prekur mish e asht. Me kohë kam thënë se nuk duhet besuar asnjërit kryebandit të bandave politike se për interesa personale edhe gruan e shtratit ta japin... Ç´është e vërteta, të gjithë e kemi një çast dobësie, ama këta vagabondë kanë bërë dobësi saqë edhe deti nuk mund t´i lajë. Në fillim, pas luftës, veprimet e tyre i mora si incident të rastësishëm,por, jo, këta e kishin pasur synim si të vihet në pushtet për të vjedhur pa pushuar, e haram e paçin dhe kurrë mos e gëzofshin! Po, kujt i ka vajtur mendja se kryebanditi,plaçkitësi i Kosovës do të lidhet edhe me gjakësorët serbianë për kontrabandë mafioze për tokat e vendit!? Të paktën unë kam menduar kështu, sepse thosha:"Njeriu kur i përgjigjet thirrjes së atdheut dhe kthehet gjallë, duhet pasur respekt dhe nder dhe jo të bëhen hajna tamam si qentë kur iu turren mercinave që mbesin kërma,cofëtina... Pas luftës një stuhi e paparë, si llavë ujkonjash, iu turrën Kosovës për ta vjedhur dhe për t´i rënë sakicë e hanxhar prapa kurrizit, ndërkaq, këta vagabondë ,banditë,hajna, vodhën yndyrën e Kosovës dhe kurrë nuk u ngopën. Banditët organizuan mirë dhe detajisht krimin e organizuar, bashkë me kasapët e kasaphanës në Kosovë. Serbianët e bënë arkitekt këlyshin e UDB-së serbe, langoin e Jovica Stanishiqit,Baton Fazli Haxhiun dhe ky gjeti organizatën serbiane Devolli që përmes kanaleve të posaçme të furnizojë Kosovën me mallra me simptoma kancerogjene dhe serbianët të thithin miliona euro nga djersa e shqiptarëve, por natyrisht u bënë të kamur edhe argatët e tyre, nipat e Drazh Mihajlit, me tradita të moçme serbiane, Devollët dhe këlyshi i Jovicës,Baton Haxhiu, bile bëri gosti në kohën e luftës me pushkagjinjtë serbianë në hotelin e Brezovicës... Këta tyxharë politikë në Kosovë, si të pozitës si të opozitës, që nuk kanë dallim fare, se edhe këta janë financuar nga Sreten dhe Boguljub Kariqi,me dobiçin dhe shushunjën serbe, Ramiz Kelmendin. Dhe këta tyxharë politikë të këtyre bandave, sidomos kryebanditët, duke vjedhur pasurinë e Kosovës, nuk ia dinë fundin pasurisë pa djersë me vjedhje. Kush është duke i përcjellë lëvizjet e tyre, disa po e paguajnë haramin dhe kurrë hallall mos u qoftë këtyre tyxharëve!!!
Ne do t'ua nxjerrim sheshit të gjitha të palarat
Tyxharët, në çdo dikaster lëshuan rrjetin si të merimangës dhe i bënë zap të gjitha që të mos guxojnë t´u ndihet zëri për të vjedhur tyxharët. Tyxharët zaptuan edhe hetuesinë,prokurorinë,sistemin gjyqë- sor në përgjithësi dhe aty ulën qëllimisht zagarët dhe langonjtë që i kishin shërbyer pushtetit të qenit plak Titos, kasapit dhe kriminelit, Slobodan Milosheviqit dhe kryetradhtarit të kombit, drogirashit, Rrahman Morinazeza, sipas asaj:"Po nuk vepruan si themi ne,do ua nxjerrim sheshit të gjitha të palarat që keni bërë gjatë regjimit gjakatar serbian, edhe pse populli i di se kush ishin këta langonj. Tyxharët politikë janë sharë kundër njëri- tjetrit, para kamerave televizive, mirëpo kur ishte në pyetje hajnia për të ndarë hise u bëheshin bashkë. Tyxharët bënin konkurrencë se kush po vjedh më shumë, harruan jetimet, ish luftëtarët e lirisë, invalidët e luftës, shkelen gjakun e dëshmorëve të kombit, vidhnin pa pushuar. Tyxharët edhe tani nga ethet se po e humbin pushtetin, nga lakmia e hajnisë, se i kishin ëmbëlsuar buzët, sërish u bënë bashkë me dreqin e mallkuar: ish-jugosllavët që quhet LDK u bën me prorusët dhe në anën tjetër u bashkuan me ShIK-un. E kjo tregon se nuk duhet besuar populli këtyre tyxharëve të bandave politike, se që në fillim treguan surratin e tyre, se qëllimi i tyre është që me çdo kusht ta marrin pushtetin dhe aspak nuk i intereson interesi i vendit dhe qytetarëve të saj... Populli e ka parë këtë hile dhe nuk duhet votuar tyxharët, që për interesa të tyre janë bërë si rrospitë që shesin trupin, por këta tyxharë janë në gjendje të japin edhe trupin, tokën e Kosovës, flamurin dhe kombin! Kanë perënduar kohërat e tyxharëve, bandave dhe banditëve. Kosovën duhet drejtuar njerëzit e pastër për të ecur përpara e assesi me hajna, udbashë, banditë, kusarë, oligarkë dhe faqezinj... Në shkrimet e radhës do të lexoni: Cila është e vërteta se ra Qeveria kuislinge, që nuk i di populli? Autori ka burime të sigurta se si filluan fërkimet para hapjes së Gjykatës Speciale dhe jo se si këta tyxharë gënjejnë popullin zyrtarisht, njëra bandë thotë:" Ne i treguam PDK-së se si qeveriset(Isa Mustafa) banda tjetër thotë, PDK-ja e Kadri Topuzit se "... e patën rastin dhe nuk qeverisen si duhet..." As njëra, e as tjetra nuk qëndron, sepse kemi depërtuar thellë, në brendi, dhe kemi thënë para se të vdiste Qeveria kuislinge, se shyqyr që nuk e di populli se çka po zihet (lexo:"Kosova Sot", nga Reshat Badallaj-Zhuriani Po ashtu, do të lexoni një letër të hapur për kryekuvendarin në ikje, pse heshti, kur kam shkruar publikisht në këtë Gazetë, se në Kuvend është ulur njeriu që është dekoruar nga Borisav Joviqi, për vrasje të shqiptarëve, këtë dilinxhi të Serbisë dhe merr rrogën nga djersa e shqiptarëve dhe shumë tema të tjera, me faksimile dhe fotografi origjinale, si e bëri udbashin zyrtarisht me shkrime me vulë, këlyshin e Stanishiqit, Baton Haxhiun, këshilltar të tij... Kaq për sot nga unë, Reshat BadallajZhuriani... Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.
 

(Kosova Sot)