Mentaliteti monist liberal u siguroi fitoren socialistëve dhe majtistëve në Shqipëri

Mentaliteti monist liberal u siguroi fitoren socialistëve dhe majtistëve në Shqipëri
  • 28 June 2017 - 08:26

SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSENI

Lypësi nuk duhet votuar shtypësin, milionerët dhe miliarderët e korruptuar mafiozë, por lirinë dhe drejtësinë, ndryshe mbetet përjetësisht skllav, që nuk i dhimbset askujt në këtë botë. Për shkak se, që 27 vjet nuk kanë ardhur në skenën politike dhe në krye të drejtimit të shtetit nacionalistët djathtistë patriotë demokratë, në Shqipëri, kanë fituar socialistët, neosocialistët, majtistët dhe neokomunistët e boleshivizmit stalinist dhe të eurokomunizmit të aksit Berlinguer-Karilo-Marshe, të cilët Shqipërinë e kanë shndërruar në një nga vendet më të varfra, më të pazhvilluara dhe më të korruptuara në Evropë. Gjithë këtë e kanë bërë duke u shtirur dhe duke u fshehur nën maskën e reformave politike, ekonomike, zhvillimore dhe demokratike në frymën evropiane perëndimore. Mirëpo, mbetja e Shqipërisë jashtë BE-së (1990-2017) në mënyrë të argumentuar provon se nuk plotëson kushtet, kriteret dhe standardet e parashikuara, që të jetë anëtare e BEsë, sikurse ish-shtetet e dikurshme komuniste (Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Polonia, Çekosllovakia). -Humanizmi, kombëtarizmi, patriotizmi dhe parimi demokratik vlejnë më shumë sesa sentimenti i njëmendësisë së dikurshme totalitare, i cili edhe sot jeton në psikologjinë, në doktrinën dhe në praktikën e subjekteve politike socialiste dhe majtiste në Shqipëri, të cilat në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 ia siguruan fitoren kryesocialistit dhe majtistit Edi Rama (48,61%).

Fitoi nostalgjia socialiste, humbi demokracia perëndimore

-Jo vetëm Lulzim Basha, po kushdo që të jetë në krye të PD-së, vazhdimisht do të pësojë humbje, sepse në Shqipëri ende nuk ka ndryshuar mentaliteti psikologjik i monizmit socialist-komunist. Ky është problemi, jo Lulzim Basha e as Partia Demokratike, që pësuan debakël ( duke fituar vetëm 28.75 % të votave) nga neosocialistët dhe nga neokomunistët "kolumbianë" , që Shqipërinë e kanë shndërruar në livadhe kanabisi, korrupsioni, varfërie enorme dhe krimi të organizuar. Këtë e ka konstatuar edhe gazeta më e madhe gjermane "Süddeutsche Zeitung" se "Shqipëria është një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara të Evropës, ku mbillet më së shumti kanabis". Sa më sipër këta janë faktorët kryesorë, pse ka fituar "48,61%" PS-ja e Edi Ramës, JO, siç ka deklaruar Pandeli Majko se: "Dy ishin faktorët që ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste, e para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje". Ky mentalitet socialist neokomunist liberal, do të zgjatë derisa të vijnë në shprehje forcat e mirëfillta politike djathtiste dhe nacionaliste demokratike në Shqipëri. Programi politik i socialistëve neokomunistë liberalë në Shqipëri është një "maketë e re" mashtruese antidemokratike e një sistemi të vjetër totalitar komunist, që nuk e njeh e as nuk e stimulon as demokracinë perëndimore, as nacionalizmin kombëtar demokratik shqiptar e as vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Socializmi i sotëm në Shqipëri është falsitet demokratik, që është i afërt me socializmin dhe me neokomunizmin liberal në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bullgari, në Rumani, në Greqi etj. 

Ky lloj socializmi i "trashëguar" dhe i korruptuar është pengesa kryesore e zhvillimit të reformave demokratike dhe të uesternizimit euro-perëndimoramerikan të Shqipërisë

Derisa sa të ketë ideologji, programe dhe reforma socialiste dhe neosocialiste ( dekadencë, eksod sistematik, drogë, krim, padrejtësi, varfëri, papunësi, shfrytëzim dhe robëri ekonomike dhe të mirëqenies), në Shqipëri nuk do të ketë as liri, as drejtësi e as demokraci të mirë- filltë evropiane, as amerikane. Ajo është vetëm gënjeshtër, sepse socializmi, neosocializmi, komunizmi dhe neokomunizmi nuk kanë asnjë element të përbashkët me demokracitë perëndimore, por me bolshevizimin dhe me komunizmin ruso-sovjetik-kinez-veri-korean dhe vietnamez. Kjo është përmbajtja e PS-së në Shqipëri, në Serbi, në Rusi, në Maqedoni, në Bullgari, në Rumani, në Kroaci, në Mal të Zi, në Greqi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. (1990- 2017). Këta janë faktorë kryesorë, që kanë ndikuar në fitoren e PS të Edi Ramës, me "48.61% " të votave në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, më 25 qershor 2017, jo kurrsesi reformat e saj demokratike e as të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ato janë krejt gënjeshtra dhe pallavra për t'i mashtruar dhe për t'i blerë votuesit e skllavëruar. Për humbjen e PD-së në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri, nuk është fajtor Lulzim Basha dhe demokratët, por mentaliteti monist i pareformuar nga regjimi paraprak komunist (1945- 1990). -Thjesht, votimi i Edi Ramës, i socialistëve dhe i majtistëve të tjerë, ishte vullneti i zgjedhësve, të cilët me votën e tyre e vërtetuan se janë ende nostalgjikë për sistemin e dikurshëm socialistkomunist të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë. Kjo është e drejtë e tyre, le ta gëzojnë, por të mos ankohen se nuk kanë punë, se jetojnë në varfëri të skajshme ( pa strehë dhe pa bukë) etj. Gjithashtu, vota e këtyre zgjedhësve në favorin e fitores së PS-së dhe Edi Ramës provoi botërisht se nuk ende nuk e njohin demokracinë perëndimore, por socializmin e regjimit të dikurshëm të Enver Hoxhës. -E drejtë e tyre, le të jetojnë dhe le të ushqehen me ideologji propagandistike "partia mbi të gjitha", duke mbajtur barkun thatë dhe mendjen e dehur, duke pritur "vitrat" e socialistëve dhe të majtistëve, të vjela nga droga, nga krimi i organizuar, nga spastrimi i parave dhe nga korrupsioni etj. Të gjithë ata, që kanë votuar PS-në, Edi Ramën dhe LSI-në, Ilir Metën, duan socializmin dhe neosocializmin e tyre, jo demokracinë perëndimore, sepse ende nuk kanë qasje në të (ende nuk e kanë shijuar) për shkak të indoktrinimit me ideologjinë socialiste dhe neosocialiste nga PS-ja dhe nga LSI-ja, të cilat me politikat e tyre antidemokratike, anti-drejtësi dhe antimirëqenie, Shqipërinë e kanë shndërruar në një "Kolumbi ballkanike", kurse popullin në lypsar, të varfër, të papunë, të varur dhe të nënshtruar ekonomikisht dhe materialisht, duke ia dhënë "shkopin dhe strajcën" e shpërnguljes për të kërkuar strehë, bukë dhe ekzistencë në vende të huaja ballkanike, evropiane dhe botërore (llogaritet se që nga 1990-2017 mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë). Këto janë "frytet" konkrete të politikave socialiste dhe mafioze të sundimtarëve despotë, burokratë, autoritarë, nepotistë dhe korrupsionistë të Shqipërisë, që mjerisht qe 27 vjet populli i voton për të zezën e vet dhe të Shqipërisë.

(Kosova Sot)