Republika e Kosovës nuk është monarki, me Hashimin dhe Isën mbretër dhe despotë të saj - Opinione - Kosova Sot
Republika e Kosovės nuk ėshtė monarki, me Hashimin dhe Isėn mbretėr dhe despotė tė saj

Republika e Kosovės nuk ėshtė monarki, me Hashimin dhe Isėn mbretėr dhe despotė tė saj

SHKRUAN: ALI K.KELMEND

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

Ish-kryeministri Isa Mustafa sërish doli me deklaratë se Marrëveshja Ndërkombëtare me Malin e Zi nuk mund të anulohet, pasi që ajo na qenka nënshkruar nga ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Si deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe mbarë populli brenda dhe jashtë shtetit, pyet se çka e shtyri Hashim Thaçin ta nënshkruajë atë marrëveshje?! Ky, si ministër i Jashtëm, a kishte njohuri të mëparshme se a kishte kompetenca ta nënshkruante "Marrëveshjen Ndërkombëtare". A duhej t'i përmbahej Kushtetutës së vendit që Raporti i Komisionit qeveritar së pari t'u dërgohej deputetëve të Kuvendit të Kosovës që paraprakisht ta merrte pëlqimin e tij. Pastaj automatikisht e kishte pëlqimin e organit më të lartë të Shtetit ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë...!? Pasi që ajo procedurë kushtetuese nuk u respektua nga Hashimi as nga kryetari i komisionit, Murat Meha, nuk kishte të drejtë ta nënshkruante atë Marrëveshje ndërkombëtare me Malin e Zi. Njëjtë veproi edhe Isa Mustafa, duke e nënshkruar Marrëveshjen për "Zajednicën" dhe këta të dy kapadai nuk e panë të arsyeshme që ta marrin pëlqimin e Kuvendit të Republikës..!? Republika e Kosovës nuk është Republikë monarkike, me Hashimin dhe Isën mbretër dhe despotë të saj, që nuk pyesin askënd tjetër për asgjë! Këto dy Marrëveshje nuk kaluan dhe nuk u ratifikuan në Kuvend dhe si pasojë "ndodh" i mosliberalizimi i vizave që tre vjet, ngase vetë këta e kushtëzuan nënshkrimin e Demarkacionit me liberalizim të vizave.

Veprimi i rrezikshëm

Zonja Lunaqek u tha haptas para disa javësh se nuk është dashur të nënshkruhej Marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi pa pasur aprovimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e lëre më të kushtëzohej me liberalizimin e vizave! Pasi që deputetët nuk e ratifikuan në Parlament, atëherë përgjegjësia kryesore bie mbi Hashimin dhe Isën. Këta të dy është dashur ta marrin përgjegjësinë mbi vete se kanë gabuar shumë rëndë dhe njëkohësisht të marrin edhe dënimin e merituar për dëmin që i shkaktuan Kosovës në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Dëshpërimin e popullit ndaj tyre si "liderë" për vizitat nëpër kancelaritë diplomatike euro-amerikane për të gjetur mbështetjen e tyre për ta miratuar Demarkacionin në Kuvend etj., etj., për fat të Kosovës nuk e gjetën!? Tani sërish trumbetojnë se varianti tradhtar i Murat Mehës prapë do të sillet në Kuvend dhe i njëjti duhet medoemos të miratohet?! Në të kundërtën do të prishën marrëdhëniet me Malin e Zi, pasi që ata e kanë miratuar në Kuvendin e tyre dhe se nuk ka kthim prapa (!?) Miratimi i Demarkacionit nga ana e malazezëve në Kuvendin e tyre ishte çështje e tyre, por ndërkombëtarisht ishte e njëanshme dhe jo miqësore ndaj fqinjëve të tyre kosovarë. Veprimi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe jo miqësor, pasi që ata menjëherë pas miratimit në Kuvendin e tyre e kanë shtyrë kufirin në dëm të Kosovës mike. Me një fjalë kanë bërë uzurpimin e tokave tona pa marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, prandaj ata edhe i kanë zbritur piramidat e betonit afër Kuqishtës për 6 kilometra nga kufiri i ?akorrit dhe e kanë asfaltuar gjer aty (para pak ditëve kuptuam së në inaugurimin e asaj rruge të asfaltuar kanë marrë pjesë edhe ca policë dhe qeveritarë të Kosovës edhe disa banorë lokal - sa turp i madh dhe tradhti kombëtare)...!?). Njëjtë kanë vepruar edhe me kufirin që ishte në Kullë !!! Pra, sipas Hashimit e Isës malazezët na qenkan miqtë tanë?! Mund të jenë të Hashimit dhe të Isës me kompani, por jo miq të kosovarëve. Me dyfytyrësinë malazeze nuk ka miqësi me ta. Ata e dinë mirë kufirin që 73 vjet e më parë sipas hartave ushtarake të viti 1972/75 të botuara në Beograd ( "Kosovska bitka " Lufta për Kosovën e datës 15.X. gjer më 20.XI. 1944) Pas kësaj harte Komisioni i Millovan Gjillasit me Milladin Popoviqin e Svetozar Vukmanoviq Tempon- alamet burrash të shtetit Jugosllav e bashkëpuntor të Titos shënuan vijën kufitare ?akorr- Hajlë- Zhleb- Kullë. Kjo vijë kufitare u inkorporua në Enciklopedinë e Jugosllavisë botimi I, nga janë nxjerrë hartat Libri 2, Pjesa e Bosnjës 1956 CRNA GORA, Harta e Pejës e hartat e tjera të shkruara kohë më parë në gazetën "Kosova Sot". Po i lëmë hartat me një anë e po i kthehemi edhe një herë PREAMBULËS SË SHTETIT MALAZEZ, e shkruar tekstualisht: Kufijtë e sotëm të RP TË MALIT TË ZI nuk janë gjithnjë natyrorë, pasi që ata në shumë vende i presin ultësirat e lumenjve. Duke filluar nga pika e më poshtme në ngushticën e Bunës, kufiri në drejtim të Shqipërisë përshkon Bunën, e pret Liqenin e Shkodrës në drejtim të baltës humusore, ngrihet në kodrinat e Bjeshkëve të Nemura, duke e lënë një pjesë të Luginës së Vërmoshit të Shqipërisë. Në drejtim të Republikës Popullore të Serbisë, kufiri përçon (/shkon) Majave - Qafave të Bogiqeviqe, ?akorrit, Hajlës dhe Zhlebit. P.S. Fjalia e fundit është argumenti me shkrim më i fuqishëm mbi vijën kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Edhe një argument si shumë të tjerë nga Enciklopedia e ish-Jugosllavisë, Botimi 2, Libri 3, faqe 185, e vitit 1984, siç vijon: ?akorri, bjeshkë në mes të Malit të Zi dhe Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e lartë 2048 m. Ka edhe shumë dëshmi dhe harta të shumta që e vërtetojnë vijën kufitare me Malin e Zi. Këto ditë do të promovohet edhe libri i ri mbi Demarkacionin - vijën kufitare ?akorr Hajlë- Zhleb- Kullë. Në të do të mund të lexohen dhe shihen shumë e shumë harta nga Enciklopedia ishJugosllave, siç e quajnë këtu në Perëndim BIBLA E NJË SHTETI, me harta nga atlaset botërore dhe hartat rrugore. Opinioni do të njoftohet me kohë. Fati ynë dhe i popullit kosovar është se kemi një kryeministër të ri, atdhetar dhe këmbëngulës në krye të Qeverisë, i cili me aftësinë, guximin, trimërinë e tij, mbi të gjitha burrërinë dhe fjalën e burrit shqiptar po lufton me mish e shpirt që çështjen e Demarkacionit, përmes ekspertëve të rinj, në krye me prof. dr. Shpejtim Bulliqin, prof. dr. Florim Jusufin, me prof. dr. Riza Smakajn, si jurist më i dëshmuar kosovarë dhe ekspertë të tjerë të zbardhin e të nxjerrin në shesh gabimet trashanike të Komisionit të Murat Mehës dhe njëkohësisht ta verifikojnë vijën kufitare ?akorr- Hajlë - Zhleb - Kullë. Kryeministri Ramush Haradinaj, një trim i cili me shokë shumë do të na nxjerrë Kosovën dhe kufirin e saj me Malin e Zi nga ky kaos i krijuar nga qeveritë e mëparshme, në krye me Hasimin dhe Isën. Nga kundërshtarët po kritikohet për 100-ditëshin e qeverisjes?! Si mendojnë ata, se për të dalë nga kaosi i shkaktuar më parë ky duhet për tre muaj t'i zgjidhë gjitha problemet e tyre, deri në tradhti kombëtare. Mirëpo projektet e Qeverisë 'Haradinaj' janë shumë konkrete. Evropës në Parlamentin e saj iu tha konkretisht për neglizhencën e tyre. Ata janë mësuar vetëm të japin detyra dhe obligimet e veta ndaj Kosovës po i kryejnë ngadalë ose hiç. Nga ana tjetër kërkoj ndërmjetësimin ndërkombëtar të miqve tanë amerikanë në bisedime me Serbinë. Heqjen e embargos mbi liberalizimin e vizave. Kjo Evropë si gjithherë na la mbrapa. Të gjitha shteteve përreth nesh që në Kongresin e Berlinit - 1878, Konferencën e Ambasadorëve në Londër - 1913, u ndihmuan t'i rrisin shtetet e tyre në dëm tonin dhe shqiptarëve si popull më të vjetër të saj ia cungoi kufijtë duke ua mundësuar fqinjëve përreth të na dëbojnë për Turqi e gjetkë. Na e mohuan gjuhën amtare si nënën e të gjitha gjuhëve evropiane. Pra, me z. Haradinaj përpara, duke e mbështetur të gjithë pa hezitim, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar, ta kthejmë kufirin me Malin e Zi aty ku ka qenë që 70 vjet e më shumë. Tjetër alternativë nuk ka.

(Kosova Sot)

8 orë e 34 minuta më parë