Mos i kënaqni armiqtë, se me sharje nuk mund ta puthni Altarin e Evropës Perëndimore e as Amerikën

Mos i kënaqni armiqtë, se me sharje nuk mund ta puthni Altarin e Evropës Perëndimore e as Amerikën
  • 21 April 2018 - 09:41

Shkruan:Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

Në qoftë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në ndonjë arenë gladiatorësh apo në ndonjë lloj "kockarnice" të bixhozçinjve, të pijanecëve, të fajdexhinjve ose në ndonjë stallë derrash të pazbutur, atëherë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i lejohet t'i ofendojë dhe t'i kërcënojë deputetet, sepse nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale, as ligjore e as kushtetuese për faktin se "torishtat" e tilla nuk përbëhen nga kodi i detyrimit moral dhe i normës morale, as ligjore e as kushtetueseSe armiqtë serbë së bashku me aleatët e tyre tradicionalë mezi po presin (pas dere janë duke vrojtuar buzë kufirit se çfarë po ndodh brenda në Kosovë), t'ua mbyllin ndërtesën e Kuvendit sikurse Sloba dikur më 1989.- E, ju, fatkeqësisht (gjithmonë nën nivel të papërgjegjësisë dhe të luftës për pushtet) të gjitha punët i "paskeni kryer", tash, nuk u paska mbetur asgjë tjetër vetëm se ta ofendoni PUBLIKISHT njëritjetrin në shtëpinë e SOVRANIT ( i cili me votën e tij ua besoi, që t'i dilni zot POPULLIT, ATDHEUT, ligjit, kushtetutës, drejtë- sisë, demokracisë parlamentare dhe interesat nacional dhe shtetëror të REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS, jo ta BALTOSNI IMAZHIN E SAJ, duke sharë njëri-tjetrin në sy dhe për turpin e krejt botës. Nëse Kuvendi është institucion shtetëror dhe i popullit, askush nuk e ka atë drejtë diskrecioni, që t'i ofendojë deputetët "me nënë, me babë e me robë…" , sepse mund të japë llogari sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Këtë përgjegjësi, të të gjithë teveqelët që shajnë dhe kërcënojnë në sallën e Kuvendit, duhet ta dinë dhe, ta mbajnë parasysh mbase mund të kenë pasoja ligjore dhe politike. Populli, kurrë më nuk do t'i votojë ata deputetë, që kacafyte dhe që shajnë me "nënë e babë…" në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, në qoftë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në ndonjë arenë gladiatorësh apo në ndonjë lloj "kockarnice" të bixhozçinjve, të pijanecëve, të fajdexhinjve ose në ndonjë stallë derrash të pazbutur , atëherë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i lejohet t'i ofendojë dhe t'i kërcënojë deputetet, sepse nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale, as ligjore e as kushtetuese për faktin se "torishtat" e tilla nuk përbëhen nga kodi i detyrimit moral dhe i normës morale, as ligjore e as kushtetuese.

Normat dhe zakonet e traditës shqiptare nuk njohin e as nuk e durojnë sharjen ngado që të vijë ajo!

Prandaj, duhet pasur kujdesdeputetët dhe kryekuvendari i tyre (në zgjedhjen e fjalorit), që të mos shërbehen me sharje gjatë debatit të tyre në Kuvend, sepse sjelljet dhe veprimet e tilla primitive nuk kanë lidhje me traditën dhe me kulturën shqiptare dhe me asnjë kulturë dhe edukate të popujve të civilizuar në botë. Përdorimi i fjalorit vulgar denigrues, që si duket në Kuvendin e Kosovës është shndërruar në dukuri të zakonshme, më së shumti po godit dhe, po krijon përshtypje negative (urrejtje, aversion dhe mosbesim) në shoqërinë shqiptare mbase ato seanca të Kuvendit të Kosovës, veç gazetarëve, reporterëve dhe herë-herë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët ndjekin drejtpërdrejt zhvillimin e tyre, ato përmes ekranit televiziv i shikojnë edhe familjarët e deputetëve (fëmijë, djem, vajza, gra, prindër, vëllezër e motra) në mbarë Kosovën, si dhe në tërë diasporën shqiptare. Çfarë kryetari dhe deputetësh janë ata (humanë, patriotë dhe demokratë evropianë të emancipuar kinse e quajnë veten?!) , që shajnë njëri-tjetrin "me robë" e me fjalë të tjera të ndyra dhe diskredituese?! - Çfarë thonë fëmija dhe familjet e tyre, kur të dëgjojnë dhe të shohin skena të tilla skandaloze? Çfarë thonë partnerëtmiqtë tanë ndërkombëtarë (AMERIKANË dhe ERVOPIANË PERËNDIMORË), kur dëgjojnë ofendime dhe skena të tilla rrugaçësh, injorantësh dhe teveqelësh primitivë, që nuk njohin dhe nuk respektojnë norma etike e as kurrfarë detyrimi ligjor dhe kushtetues? Me sharje të vokabularit vagabondistik nuk fitohet kurrfarë besimi në popull Teveqelët me sharje dhe me sjellje primitive antishqiptare dhe anticivilizuese po çojnë ujë në "butinë e mullirit" të Serbisë çetniko-fashiste dhe kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Aleksandar Vuçiqit!

Me sharje të tilla të vokabularit vagabondistik nuk fitohet kurrfarë besimi në popull

Teveqelët me sharje dhe me sjellje primitive antishqiptare dhe anticivilizuese po çojnë ujë në "butinë e mullirit" të Serbisë çetniko-fashiste dhe kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Aleksandar Vuçiqit! Me sharje të tilla të vokabularit vagabondistik nuk fitohet kurrfarë besimi në popull e as te partnerët amerikanë dheevropianë-perëndimorë, por vetëm se goditet për "vdekje" imazhi politik i Kosovës në botë, si dhe vihet në pikëpyetje karakteri etik, virtytet, zakonet dhe tradita e shenjtë njerëzore, bujaria, besa, mirësjellja, respekti dhe kultura e kombit shqiptar, ku të gjitha këto vlera sublime kanë ndikuar pozitivisht, që kombi shqiptar të mos asimilohej dhe të mos zhdukej në Ballkan, përkundër shkeljes dhe sundimit të egër të perandorive dhe të mbretërive të ndryshme, që kanë përjetuar me mijëra vjet. Po, çfarë thonë armiqtë shekullorë serbë në Beograd, kur të dëgjojnë sharje dhe të shohin skena të tilla primitive të përplasjes mes kryekuvendarit dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës? Asgjë të re nuk do të thonë (veçse i lutën KISHËS POLITIKE SERBE dhe i fërkojnë duart, që sa më parë të kthehen dhe t'ia vënë kyçin Kuvendit të Kosovës, sikurse dikur falanga policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, 1989 ), porse përsërisin tezat e tyre të vjetra shekullore të shfarosjes së identitetit kombëtar dhe shtetëror se, "shqiptarëve nuk duhet t'u jepet-njihet kurrfarë shteti i pavarur, sepse nuk dinë të qeverisin, janë të egër, që dinë të vetëm të vrasin njëri-tjetrin…" Pra, sharjet dhe kërcënimet e atyre teveqelëve mes veti në Kuvendin e Kosovës me Kadri Veselin (kryekuvendar) justifikojnë tezat raciste dhe shoviniste historiografike dhe politike antishqiptare të akademikut, Jovan Gjorgjeviq, i cili (edhe si shkencëtar, edhe si politikan, edhe si diplomat, edhe si ishkryeministër i Serbisë (1913), botërisht ka pohuar dhe shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, se gjoja "shqiptarët nuk janë kurrfarë kombi, por janë përzierje fisesh, pa gjuhë të unisuar, pa histori, pa kulturë, pa atdhe… Prandaj, krijimi dhe njohja e një shteti të pavarur shqiptar, është jo vetëm një gjë e pamundur, por edhe e rrezikhme për Ballkanin dhe për gjithë Evropën." (V. Gjorgjeviq, Les Albanais et les Grands Puissances, 1913:255).

Mësoni nga Oda e Xhemail Obrisë, se si duhet respektuar dhe nderuar njëri-tjetrin!

Këtë e dëshmon edhe historia qindravjeçare e OdaveKuvendeve të burrave të ndershëm, patriotë dhe atdhetarë anembanë SHQIPËRISË ETNIKE, të cilët nuk e kanë sharë, nuk e kanë tradhtuar, nuk e kanë shpifur, nuk e kanë prerë në besë, nuk e kanë çnderuar, nuk e kanë mashtruar, nuk e kanë shfrytëzuar, nuk e kanë gënjyer, nuk e kanë plaçkitur, nuk e kanë shitur dhe nuk e kanë vrarë njëritjetrin për para, për kolltuk, për karrierë për xhadie, për pushtet, por kanë qenë të bashkuar dhe të lidhur si ashti me mishin edhe në gëzime, edhe në luftëra e beteja, edhe në hidhërime, edhe në ngushëllime vdekjeje, edhe në fitore kundër çdo të keqeje dhe kundër çdo armiku. Sa më sipër, këto virtyte dhe vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe atdhetare, ishin faktori kryesor, që ndikoi pozitivisht në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në shekuj. Ndaj, mos u shani si "rabaxhinjtë" e papunë në kohë skamjeje dhe robërie të huaj (t'u vijë turp nga deputet serbë), por, përqafoni njëritjetrin si shqiptarët (sepse jeni motra dhe vëllezër, nuk keni ku të shkoni përtej Kosovës) që gjithmonë e kanë dashur dhe ndihmuar njëri-tjetrin! Ndiqni, rrugën e ndritshme dhe amanetin e të parëve tanë, që nga SKËNDERBEU e deri tek ADEM JASHARI. Ky është shpëtimi, bashkimi dhe qytetërimi ynë euro-perëndimor. Ndryshe, nëse vazhdoni edhe më tutje atë praktikë primitive të ofendimeve dhe të shantazheve, do t'i gëzoni vetëm armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, askënd tjetër.

(Kosova Sot)