Pse nuk ka kanal televiziv UÇK-ja?

Pse nuk ka kanal televiziv UÇK-ja?
  • 22 May 2018 - 08:22

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Dolën shumë gazeta, portale dhe shumë kanale televizive, me financime nga Sorosët, nga qeveritë kuislinge në mërgim dhe më vonë në vend dhe financime nga bandat dhe qarqet shoviniste serbiane, me orientim kryekëput serbian, përçarje ndërfetare dhe kombëtare deri në vëllavrasje që quhet zyrtarisht KLAN KOSOVA, por në fakt është KLAN SERBIA, dhe që drejtohet nga drejtori i caktuar në atë vend, nga kryeudbashi Jovica Stanishiq, e që quhet Baton Fazli Haxhiu

Në kohën e titizmit ekzistonte vetëm një gazetë shqipfolëse që quhej "Rilindje" dhe disa revista të cunguara dhe një kanal televiziv po ashtu, shqipfolës që quhej RTP. Kurse pas luftës filluan të mbijnë si kërpudhat pas shiut. Dolën shumë gazeta, portale dhe shumë kanale televizive, me financime nga Sorosët, nga Qeveritë kuislinge në mërgim dhe më vonë në vend dhe financime nga bandat dhe qarqet shoviniste serbiane, me orientim kryekëput serbian, përçarje ndërfetare dhe kombëtare deri në vëllavrasje që quhet zyrtarisht KLAN KOSOVA, por në fakt është KLAN SERBIA, dhe që drejtohet nga drejtori i caktuar në atë vend nga kryeudbashi Jovica Stanishiq, e që quhet Baton Fazli Haxhiu, babë e babagjysh me tradita të moçme antikombëtare dhe kumbarë të Serbosllavisë. Pra, jo rastësisht Serbia fashiste e vuri spiunin me librezë zyrtare, Baton Haxhiun aty dhe të financojë banda famëkeqe serbiane Devolli. Qarqet shoviniste serbo-çetnike,përpos që e ulen në këtë shkam përçarës e vëllavrasës, këtë e futën edhe në institucione të Kosovës, në Qeveri kuislinge, në Kuvendin kukull dhe plot me banditë dhenë çdo bande politike për të përçarë dhe për të turbulluar vendin krejt me interesa serbiane. Pra, qëllimi i këtyre ishte edhe që të njollosin çdo gjë kombëtare dhe të ndikojë në propagandën antishtetërore dhe të paraqesin para popullit çdo të zezë. Në fund të fundit, kjo i hynte në punë atyre, sepse për këtë edhe paguheshin.

Të pangopshëm në hajni

Është e pafalshme se përse Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk hapi një kanal televiziv, posaçërisht për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të pasqyrohej lufta heroike dhe titanike e saj që sot ne gëzojmë lirinë, që të mos ishte kjo luftë edhe sot do t'i thoshe serbit "Zdravo" ose "Dobar dan". Pastaj do të zbardheshin një nga një shumë fronte të luftës, shumë heroizma, shumë njerëz të zhdukur, mijëra gra të dhunuara dhe shumë e shumë emisione interesante. Një gjë mund t´iu garantoj se nuk është faji se nuk kishin mjete materiale. Ky grup banditësh shkuar banditëve, ky grup hajnash shkuar hajnave, ky grup tradhtarësh shkuar tradhtarëve, mjete materiale kishin më shumë se buxheti i shtetit, nja njëqind herë më shumë. Pra, faji nuk qëndron këtu. Një grup banditësh dhe vagabondësh, që rrinin në hotelin "ROGNER" e që shkonin pas kurvave, i keqpërdorën dhe i vodhën paratë e popullit, për t'u pasuruar dhe për t'u bërë supermilionerë dhe për të siguruar pasuri jo më pak se për 35 breza dhe mos mendoni se u ndalën me kaq, por ishin të pangopur këta banditë që siguruan edhe pasuri edhe për kurvat e tyre, që vetëm ne trupin e tyre të piste mbajnë mijëra euro, e populli nuk ka bukë për të shtruar në sofër.

T´i referohemi fakteve:

Ç´kishin këta hajna dhe banditë para luftës? A e dini ju se këta vagabondë aq të këputur ishin, saqë e kanë hëngër sapunin për djathë, a e dini ju se këta matufë sorrës i kanë thënë peshk, a e dini ju se këta hajna nuk kishin shtëpi, por flinin si në kolibe barinjsh, a dini ju se nuk kishin as brekë e as çorapë për të veshur, a e dini ju se para luftës nuk kishin rrip për t´i mbajtur pantallonat e më vonë vunë në qafë edhe kollare?

Tashti, kjo që thashë, a është e vërtetë apo shpifje?

Ta zëmë, këta hajna, matrapazë, banditë, si ka mundësi që pas luftës uzurpuan toka shtetërore, që zbriten nga zonat më të thella ku edhe shejtani nuk bën ve dhe ndërtuan shtëpi luksoze më të mirë se të Bill Klintonit. Këtu të ndalemi pak e kujt pronë ishte ajo që e uzurpuat, e shtetit apo ua kishte lënë baba? Po shtëpinë luksoze që e ndërtuat me moderne se në San Francisko, ku i morët mjetet dhe deri dje nuk pate brekë dhe nuk dije të shkoje nga fshati në Prishtinë, në Prizren, në...? Fol. Kur jemi këtu, ju kujtohet kur një i sëmurë mental, pa fije turpi doli e tha: Unë e di që këtij ia kanë ndërtuar shokëtshtëpinë. Merreni me mend, se çka fol ky, po kujt i shet dushkun për gogla. Pra, ky grup banditësh e vodhën popullin, e vodhën djersën e bashkatdhetarëve dhe u pasuruan dhe ua kaluan edhe sheikëve të Dubait. Kjo garniturë banditësh me planin e tyre të përpiktë ishin fshehur se kinse po luftojnë dhe qëllimi i tyre kishte qenë hajnia për të cilën jemi duke punuar në çdo cep të Kosovës, se ç´kishin para lufte, ku kishin jetuar dhe si kishin jetuar... Banditët as varrin nuk ia ndërtuan veprimtarit të çështjes kombëtare Jashar Salihut, atdhetarit të dëshmuar të kombit që mblodhi për luftën miliona marka. Këtij atdhetari ia ndërtuan varrin shokët që deshën të mbesin anonim. Ky grup banditësh nuk i ndihmuan as ishushtarët e UÇK-së, që lanë gjymtyrët nëpër bjeshkë e fusha kundër hordhive serbo-ruse. Jo më pak se 50 bënë vetëvrasje se nuk kishin para për ilaçe, nuk kishin se çka t´u shtrojnë fëmijëve në sofër as bukë, e as krip dhe këta banditë dhe vagabondë shtëpi shumëkatëshe në toka të uzurpuar, shtëpi me pishina me kalin e ujit të Nilit, nga 15 vetura, motorë "Davidson",rrospitë e tyre me orë dore mijëra euro...

Vodhën tërë pasurinë kombëtare

Blen grada shkencore, prof.,dr., merreni me mend shkuan edhe deri te grada Akademik dhe brenda natës gjysmë-analfabetët edhe sot në vitin 2018, nuk thonë film po thonë filem. U bënë ministra, zv.ministra, kryeministër, deputetë, kryetar Kuvendi, kryetar shteti e mo Zot më keq! Ruana o Zot! Dhe, më ra ndërmend, përse këta hajna dhe banditë e vodhën tërë pasurinë kombëtare, e mos e gëzofshin! Përse nuk menduan pak për popullin, përse nuk menduan pak për jetimët e dëshmorëve të kombit, përse nuk menduan të hapin një kanal televiziv që do i kushtohet luftës se lavdishme çlirimtare të Kosovës, që në kronologjinë shqiptare pos epokës se lavdishme të Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe epokës së shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, hyri edhe epoka e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e udhëhequr nga komandanti legjendar, Adem Shaban Jashari. Of, desh harrova se kjo kope banditësh dhe hajdutësh e kanë tradhtuar edhe familjen e komandantit Adem Jashari, në fund të fundit, të palarat i nxorën kjo kope banditësh. Dhe, kurrë historia nuk do t'ua fal këtyre hajnave, banditëve që deri dje nuk kishin bukë për të ngrënë, dezertuan luftën, hapen biznese të pista duke bashkëpunuar edhe serbo-çetniket dhe nuk hapën një kanal televiziv, edhe pse e dimë se këta nuk mund të udhëhiqeshin, sepse nuk dinë të shkruajnë mirë edhe emrin e vet, por Kosova, Shqipëria, ka njerëz të zot. Do të zbuteshin edhe dhembjet e familjeve të Dëshmorëve të Kombit dhe jo të jepen emisione nga kanalet serbe, si Klan Kosova, që udhëhiqet nga truri serbian dhe pikërisht këta banditë bashkëpunojnë me këtë shushunjën serbe, BATON HAXHIUN. Nuk do t'i lihej hapësirë të njolloset lufta titanike e UÇK-së nga hajnat, matrapazët dhe kopilët e Titos -LDK-së. Kjo nuk do t'i falet kurrë kësaj bande hajnash e banditësh edhe që u pasuruan, edhe me vjedhje, duke i shpallur veteranë dhe kanë marrë jo më pak se nga 1500 euro edhe për ketë jemi në gjurmë të këtyre matrapazëve dhe dilenxhinjve ; të këtyre të pafytyrëve dhe tradhtarëve dhe nuk mjafton t´i thuash:T´i luftove për HAJNI E MOS IA PAFSHI HAJRIN...! Ditët po vijnë që do të zbardhen një nga një të gjitha të zezat e këtyre hajnave dhe banditëve. Dhe krejt në fund po e mbylli me RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS ! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT! POSHTË HAJNAT DHE VAGABONDËT, ZAGARËT DHE LANGONJTË...!

(Kosova Sot)