Popull, kujdes, po vjen mielli i Serbisë në Kosovë!

Popull, kujdes, po vjen mielli i Serbisë në Kosovë!
  • 20 July 2018 - 08:19

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

E keqja më e madhe është se banda Devolli mbështetet dhe përkrahet edhe nga majat e shtetit dhe vepron shumë lirshëm dhe pa frikë fare. Në këtë pazar të ndyrë duhet të vihet në alarm e tërë popullata e vendit, se nesër do të ishte vonë për shëndetin e tyre

Sërish shëndetit të popullatës së Kosovës po i kërcënohet rreziku nga banda serbiane Devolli duke sjellë grurin serb në vend që do të përpunohet si miell në Kosovë. Kjo bandë famëkeqe serbiane dihet botërisht se është me procedurë penale, për kontrabandë dhe rrezikun kundër shqiptarëve gjithandej ku flitet shqip, që kishte futur krunde qensh e derrash dhe me simptome kancerogjene, për t´i vrarë shqiptarët më ngadalë dhe për t´i tredhur që të mos shtohen. Dhe, jo vetëm kaq, por banda e murtajës së zezë antishqiptare që quhet banda serbiane Devolli, fshehurazi me kontrabandën më të pistë i ikën tatimeve të shtetit që mos të paguajë grurin e thyer të stallave serbe, futet në Kosovë pa therë në këmbë dhe kamuflohet në mullirin e vdekjes në Silos dhe bëhet tebdil, si miell për t´i helmuar shqiptarët dhe e tërë paraja që mblidhet futet në xhepat e bandës serbiane Devolli dhe banditëve dhe kryebanditëve të klanit gjakësor 'Pronto' dhe natyrisht paraja më e madhe shkon në xhepin e arkitektit të këlyshit të UDB-së serbe me librezë zyrtare, krushkut te kryekriminelit, Jovica Stanishiq, e që quhet Baton Fazli Haxhiu.

Racizmi i kulluar

Falë qytetarëve të Tiranës, që u hetua ajo kthehet mbrapsht dhe dalldiset këlyshi serb, që merr para me thasë nga qarqe shoviniste serbe, Baton Haxhiu dhe reagon te KANABISTËT që të mos kthehen krundet qensh dhe derrash dhe të pasurohen ky grup vrasës e kriminelësh. Kur u pa se u bë HALLAKAMË NGA POULLI thuhet se kjo bandë serbiane DEVOLLI DËNOHET ME 500.000 euro, vetëm një Zot e di se a janë paguar, apo jo këto para ose është bërë publikë sa për t´i hedhur pluhur syve popullit. Sido qe të jetë, banda serbiane publikisht u DËNUA, por jo edhe këlyshi i UDB-së dhe arkitekti serb, Baton Haxhiu. Por, askush nuk u burgos, sepse edhe banda tjetër serbiane është ulur në sistemin e kalbur të gjyqësor. A e dini ju se kohë më parë çka ka ndodhur në Gjermani vetëm që është gjetur një pastë dhëmbësh e prishur se u bë hataja. Kurse te ne publikisht thuhet dhe vërtetohet se shqiptarëve ju shtruan krunde kafshësh dhe askush nuk burgoset përkundrazi lejohet të merret akoma me veprimtari jashtëligjore dhe kontrabandë. Kjo ishte RACIZËM I KULLUAR.

Pazaret e nëntokës

E keqja me e madhe është se banda Devolli mbështetet dhe përkrahet edhe nga majat e shtetit dhe vepron shumë lirshëm dhe pa frikë fare. Në këtë pazar të ndyrë duhet të vihet në alarm e tërë popullata e vendit se nesër do të ishte vonë për shëndetin e tyre. Një fjalë e popullit nga viset e mia thotë:"Kur të djeg tamli i fryn edhe kosit", prandaj, kjo bandë serbiane Devolli nuk kurseu shëndetin e shqiptarëve dhe mbi shëndetin e tyre vuri paranë haram për të përfituar. Në këtë pazar jo të ndershëm janë përfshirë edhe bandat e majave të shtetit në konkurrencën në mes të DEVOLLËVE, e njohur tradicionalisht si argatë të Serbisë fashiste dhe të një kompanie tjetër. Natyrisht se banda Devolli e përkrahur nga banda tjetër PRONTO dhe banditë e majave të shtetit, të mafio-oligarkëve do të marrin në dorë këtë krim ekonomik të nëntokës kriminale në dëm të shëndetit të popullatës shqiptar. Këtyre bandave aspak nuk u intereson shëndeti i popullit, u intereson paraja e pistë e mos e gëzofshin! Për të mos e zgjatur me tej sot, dua t'iu vë ne dijeni se duhet pasur shumë kujdes se çka po hani, sepse gruri sillet nga Serbia në Kosovë dhe për t´iu shtruar shqiptarëve në sofër. Të gjithë duhet hapur sytë vetë, se dallavereve dhe pazaret e nëntokës kriminale që e mbështesin këtë bandë të murtajës së zezë janë pazare të dyshimta që shkojnë në xhepat e mafio-oligarkëve dhe jo në anën e shëndetit të popullatës shqiptare. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)